Drama e vitit 1997 kur 2000 shqiptare u vranë me njeri-tjetrin, atentati ndaj Azem Hajdarit. Oh sa vuajtje kishte kaluar Liria e shkretë aq sa kur shpërtheu Gërdeci dukej sikur 28 viktimat kishin ardhur te fshiheshin poshtë krevatit të tyre. Ngjollat e gjakut qe Sali Berisha kishte ne duar kur vrau 4 protestues dhe çarçafët e bardhe të atij janari nuk i lante asnjë lavatriçe. Oh çfare brengash që edhe tani e plakur po e torturonin. Hapi syte dhe i foli shoferit.
Bledi Mane
Sali Berisha qellimisht nuk ishte shtrirë bashke me Lilin, gruan e tij në krevat, por priste që e mërkura t’i thoshte mirupafshim të enjtes, priste që akrepat e orës të shkonin te 12 e mesnates. Data 5 korrik e vitit 2018 kremtonte 70 vjetorin e lindjes së gruas së tij e për kete sebep donte t’i bente një surprizë.
Kishin ardhur në vilen e tyre në Gjirin e Lazit ku do të festonin larg rrëmujes se Tiranës dhe pa humbur kohë, Saliu po pergatiste surprizen e parë. Po reshkiste lehtë me hapat e plakur drejt tualetit ku kishte fshehur kokrrën magjike ngjyre blu të viagrës. Do e gelltiste fshehurazi në gojen e tij, do priste 15 minuta e pastaj si ujku i tërbuar pa dhembë do i leshohej në shtrat bashkeshortes. Donte ta joshte e ta argëtonte seksualisht për 70 vjetorin e saj pasiqë qysh nga maji i vitit të shkuar kur Lul Basha me Edi Ramën kishin bere marreveshje, penisi i tij dhe dëshira per seks i ishin tkurrur porsi gështenjat e nje dimri te acartë atje larg në Viçidol. Teksa gelltiti viagren me ngjyren e partisë se tij, veshtronte fytyren ne pasqyren e banjës dhe buzeqeshte i lumtur si sanitarja e një spitali që sapo i dhane nje bakshish.
Por buzëqeshja i ngriu në buze teksa toka poshte kembeve iu drodh. Për nje moment kujtoi se ishte efekti i tabletës magjike, por ulerima e dallgeve të detit dhe dridhja e murreve të viles e ftilluam dhe klithi:
-Lili, Liliiiiiiii zgjohu. Tërmet përsëri Liliiiiiiiiiiiii!
Me brekë nepër këmbe edhe Saliu edhe Liria ia behen të pataksur ne kopshtin e shtepise se tyre verore e të perqafuar me njëri- tjetrin i thirren shoferit që flinte te kasollja e qenit ti çonte në Tiranë.
Rruga nga Durresi drejt kryeqytetit ishte një dramë me vete. Ulur të dy ne sediljet e pasme te makines, nuk flisnin, por me kokën mbështetur në dritaret anësore kaluan në retrospektivë gjithe makthet e neteve te tyre pa gjumë. Sapo mberriten ne Vore, Liria psherëtiu thellë dhe si me e ndjeshme se burri i saj mbylli sytë për te penguar lotët e mes erresires që krijojnë qepallat me kokërdhokët e syve po i shfaqej një film horror bardhezi si ata të Hiçkokut fodull. Film me metrazh të gjate e i kobshem që i kujtonte qindra e mijëra nete pa gjumë ne te njejtin krevat me burrin e saj prej 47 vjetesh.
Fillmi fillonte me brengën e Saliut kur vdiq shoku Hysni Kapo. Lotët e doktorit që lagnin sutjenat e Lirise kur burri i mbeshteste kokën në gjoksin e saj kur shoku Enver iku nga kjo jete. Pastaj trishtimi i shokut Ramiz për levizjen studentore, rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhes, fajdet e Sudes e te Xhaferrit. Drama e vitit 1997 kur 2000 shqiptare u vranë me njeri-tjetrin, atentati ndaj Azem Hajdarit. Oh sa vuajtje kishte kaluar Liria e shkretë aq sa kur shpërtheu Gërdeci dukej sikur 28 viktimat kishin ardhur te fshiheshin poshtë krevatit të tyre. Ngjollat e gjakut qe Sali Berisha kishte ne duar kur vrau 4 protestues dhe çarçafët e bardhe të atij janari nuk i lante asnjë lavatriçe. Oh çfare brengash që edhe tani e plakur po e torturonin. Hapi syte dhe i foli shoferit.
-Ktheje, ktheje makinën. Shko perseri në Durrës. Atje, atje ne Shën Vlash është nje manastir. Ështe nje manastir ortodoks, atje më ço, atje do dorëzohem murgeshë e nuk do dal më. Atjeeeee më ço!
Shoferi shikonte si i tromaksur nepërmjet pasqyrës drejtkendeshe të automjetit ndërsa Sali Berisha po kontrollonte në xhepin e pasëm të brekeve ngjyre shkretetirë ku kishte fshehur viagrën e dytë.