Gjithkund e shkëlqyer Arta Marku ndoshta deri në habi. Si moralisht ashtu dhe profesionalisht. Një prokurore që jeton me ligjin dhe djersën e saj. Por ja qe paska”mëkatuar” duke kërkuar dënimin e një pijaneci ordiner, i cili me përsëritje ngiste automjetin i dehur.
Dhe opozita “Basha”e shndërron menjëherë në kauze ditore e ndoshta verore gjestin sa ligjor po aq dhe human të Prokurores! Ky më së pakti quhet mjerim se shterrim është patjetër. Dhe në foltoren e PD-së per te sulmuar Prokuroren ngjitet kolegu i saj Alibej, i cili me poza aktori e zë të përpunuar si spikeri i Radio-Muzeqese artikulon akuza për aprofesionalizem. Ky derdimen si shume kolegë te tij nuk njeh as kodin penal dhe as kodin human. Sa aksidente, dhune në familje e vrasje ndodhin sot pikërisht nga keta pijanecë kronike të toleruar e të padënuar.
Jam i sigurt se nëse ky tip do te ishte toleruar nga Arta Marku e sot te kishte kryer një krim më të rëndë autoprlanti i Radio-Myzeqese do nxirrte po të njejtin helm. Opozita si gjithë shqiptaret duhet e para të ishte e interesuar dhe entuzismuar nga prania ne krye te akuzes të një juristi si Arta që zot njeh ligjin dhe moralin njerëzor dhe jo alleshverishet e tipit Llalla që po prekin deri në lot nostalgjine e ustallarëve të politikës./Pamfleti