Sot Lulzim Basha ka habitur jo pak shqiptarë me postin e ri që mbanë, atë të “kryeagjentit” tek Shtëpia e Gjetheve Lana e krijuar rishtas në munges të një kryetari SHIKU, i cili akoma nuk ka marrë “Ok” nga Ilir Meta. Tani u bindëm, se përse Ilir Meta nuk e dekreton, sepse nuk ka nevojë dhe nuk mund ta mbajnë dy persona të njënjtën detyrë.
Kishim kohë që dyshonim, se këtë post e kishte marrë Basha, që nga përgjimet e Tahirit që as italianët nuk i kiishin, apo vendosjen e përgjuesit Babale, apo partnerët e padukshëm nga SHIKU, Interpoli dhe e fundit dhe shërbimet e huaja nga Selaniku, që kanë përgjuar Ballën për vëllezrit e mikut të Lulit, që natyrisht janë të provuar me foto publikisht
Lulzim Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se:
“Derrkuci i Toyota Auris, jeni përgjuar nga shërbimet e huaja duke bërë pazare me Bacën në Selanik.
Jeni përgjuar nga shërbimet e huaja duke dhënë garanci. Ua kanë vënë kryqin nga Berlini në Romë, por kryqin e madh do t’ua vënë shqiptarët”.
Kjo deklaratë e Bashës edhe njëherë tregon se “kryezbuluesi” u zbulua. Autoritetet e huaja të luftës antikrim në Europë i raportojnë Shef Lulzimit. Por intriganti i pafre, që me fantazinë e tij krijon alibira nga më qesharaket, duhet të deklaroi se kush janë këto pratner, që paskan nënshkruar marrëveshje, me këtë mashtrues të frikësuar, që nuk di se ku është as vetë?! /Ekskluzive.al