Seanca e Kuvendit sot pritet të prodhojë zhvillime interesant pasi në rendin e ditës është pr/ligji për ndërtimin e Teatrit të Ri, ndërsa PD dhe LSI kanë paralajmëruar opozitë të fortë brenda sallës, ndërsa jashtë saj ka organizuar protestën e aktorëve dhe artistëve.
Mes debate dhe tensioneve të pritshme, nuk mungojnë as momentet pikante brenda mureve të Kuvendit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është filmuar nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, teksa në një moment tërheq kryetarin e PD, Lulzim Basha në qoshen e Kuvendit për të diskutuar diçka. Pas një bisede disa prej disa sekondash me Petrit Vasilin, Basha nuk vonon dhe e ndjek Kryemadhin nga pas.
Ata duket teksa po bisedojnë të përqendruar, por mister mbetet se çfarë konkretisht. Nga ana tjetër, përpjekja për t’iu fshehur syrit të gazetarëve, ka dështuar çka tregon se as qoshja e Kuvendit është një vend i sigurt…