Prokuroria bën rekurs, kërkon “arrest me burg” për Tahirin
Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Prokurorët kërkojnë masën e arrestit me burg për ish-ministrin e kabinetit “Rama 1”, sikurse ka bërë edhe në shkallët e mëparshme, një kërkesë që e ka humbur me faktet e paraqitura përpara gjykatave.
Ish-ministri i Brendshëm Tahiri u la në “arrest shtëpiak” në Shkallën e Parë, e më pas u lirua nga kjo masë në Apel, mase e konsideruar nga organi i akuzës si tepër e lehtë.