Partia Demokratike doli dje në një protestë kundër shembjes së teatrit kombëtar ku fjalën e rastit e mbajti edhe kryetari i saj Lulzim Basha, në praninë edhe të aktivistëve që gjatë këtyre ditëve kanë mbajtur qëndrime kundër prishjes së teatrit.
Por një moment nga protesta e djeshme u ka shpëtuar mediave ndërsa ai është fiksuar nga kamerat e Report Tv që po transmetonin live.
Një aktivist i shoqërisë civile, i quajtur Adriatik Lapaj i afrohet i revoltuar, pas shpine, Lulzim Bashës, sic duket për t’i kërkuar që të largohet, por mënjëherë mes tij dhe Bashës futen Albana Vokshi dhe truprojat e kreut demokrat të cilët e largojnë atë me forcë.
Veprimi duket se ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të tjerë por jo të Lulzim Bashës, i cili qëndron i qetë ndërsa pas shpinës së tij truprojat largojnë me dhunë një qytetar.
Për më tepër shihni minutat e para të videos së Report Tv: