Sali Berisha, po degradon çdo ditë e më shumë, në një “shejtan budalla” dhe i pandreqshëm, që hedh në tregun mediatik vetëm intriga dhe poshtërsira! Sot shkalla e poshtërsisë e përdorur prej tij, është me të vërtet e një profesionisti të vërtetë, ku me pretekstin se po publikon një “video-denoncim” nga pasagjeri digjital, për vonesën që ndodhi me fluturimin e kompanisë, që sipas informacioneve jozyrtare, mendohet të jetë “Blue Panorama”, ai po i shpall luftë kompanisë konkurrente të saj, “Fly Ernest”!
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:
Keto jane sherbimet ne Rinas te narkoshtetit te Norieges! Vonesa me mbi 10 ore!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e pasagjerit dixhital. Sb
“Zoti berisha mirmbrema shiko cfar ndoll ne airoportin e rinasit edhe policia bandat e edi rames thon mos publikoni fotot nga ora pes e mengjesit der 4 e 30 asnje shpjegim kriminela.”
Kompania “Fly Ernest”, është kampioni i vonesave në fluturime dhe anullime, e cila numëron 50 të tilla, vetëm muajt e fundit! Me të drejtë do pyesni, se çfarë lidhje ka Berisha me “Blue Panorama”, “Fly Ernest” dhe qytetarin digjital… Për habinë tuaj, por jo tonën, pas qytetarit digjital… fshihet Lulzim Basha dhe kompania ajrore “Belle Air”, e famshme, për skemën më të madhe të mashtrimit të përdorur nga një kompani fluturuese në Shqipëri, i cili i shkaktoi shtetit shqiptar 5 milion euro dëme për mospagim taksash, ndërsa i shiti 500 pasagjerëve biletat, duke i lënë ata në mëshirë të fatit, e duke mos i’ua u kthyer kurrë parat e paguara, sepse një ditë më pas shpalli falimentin !
Nga burime konfidenciale për Eksluzive.al, mësohet se Berisha, me anë të qytetarit të tij digjital, po i bënë konkurrencë kompanisë ajrore “Blue Panorama”, për të promovuar konkurrentin e saj të drejtpërdrejtë “Fly Ernest”, ose më saktë ish-“Belle Air”, e cila sipas të njëjtave burime, ka të njëjtin drejtues z. Ilir Xhelo dhe të njëjtin staf të ish-kompanisë mashtruese në kohën kur Ministër i Transporteve ishte Lulzim Basha.
Kompania “Belle Air”, pavarësisht skemë “piramidale” dhe shkeljeve ligjore, që kreu gjëtë kohës së qeverisjes “Berisha”, është rikthyer të fluturojë në Tiranë, me emër të ndryshuar si “Fly Ernest”. Ashtu siç bëri me “Belle Air” në fillimet e saj, ish-pronari Ilir Xhelo, ka regjistruar kompaninë “Fly Ernest” në emër të një personi tjetër.
Pra Berisha, sulmoi sot me anë të një video “Blue Panorama”, e cila mësohet se ka probleme me vonesat në fluturime, por që nuk ka anulluar asnjë fluturim deri më tani. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “Fly Ernest”, i cili vetëm muajt e fundit ka mbi 9 fluturime të anulluara edhe të paktën 40 të tillë të vonuar me orë të tejzgjatura.
Berisha nëpërmjet postimit të tij, kërkon që t’i drejtoi pasagjerët tek kompania “Fly Ernest”, pra ish-“Belle Air”, ku sipas artikujve të botuar në kohën kur kompania shpalli falimentin dhe gjatë aktivitetit të saj 8 vjeçar në Shqipëri, nuk paguante asnjë taksë në shtet e “mbrojtur” nga shteti, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 10 milion euro dhe pse të gjithë fluturimet e adminisratës Berisha apo edhe qeverisë, bëheshin me këtë kompani… ku flitej, se pas saj qëndronte Lulzim Basha!
Nga të njëjtat burime mësohet, se “Fly Ernest” e cila ka marrë një licencë fluturime nga shteti italian, po përdor të njëjtën skemë si “Belle Air”! Madje mësohet se kompania rrezikon “falimentin” sërish, si herën e parë, duke lënë qindra udhëtarë me biletë në dorë dhe pa destinacion, apo ku të ankohen.
Poshtërsia e Berishës, me qëllim për të sulmuar konkurrentët e drejtpërdrejtë të kompanisë, me gjoja pretekstin e vonesavem për t’i sjell përfitime në pikun e sezonit turistik, kompanisë mashtruese, që dyshohet se është në pronësi të Bashës, nuk ka “emër”! Berisha, nëse nuk deklaron se i kanë “vjedhur” profilin e tij personal, po i detyron shqiptarët të shkojnë të investojnë në një tjetër firmë piramidale, e cila rrezikon të falimentoi nga dita në ditë… edhe pse historia ka treguar se ai nuk e ka për problem një gjë të tillë!
Ka një mijë arsye, pse nuk duhet të fluturoni me “Fly Ernest”, që janë vonesat… anullimet… ose në rast falimentimi, drejtuesit e të cilës ja kanë marrë dorën tashmë, mund të ngeleni në “rrugë të madhe” dhe pa asnjë rrugëzgjidhje. Ndaj kini kujdes kur blini biletat e kompanisë ajrore “Fly Ernest”, nëse nuk doni që paratë tuaja të “avullojnë” nga momenti në moment dhe në dorë t’iu ngeli një “letër bakalli”!/EKSKLUZIVE.AL
Video e publikuar nga Berisha
Foto të siguruara nga gazeta për kompaninë “Fly Ernest”, anullime dhe vonesa disa orëshe vetëm ditët e fundit
Nuk duket si faliment, por si mashtrim financiar
(dhe një info për 2 menaxherë me mbiemrin Basha)
Redaksionale
Dje kompania “Belle Air”, njoftoi pezullimin e të gjithë aktivitetit të saj. E bëri këtë veprim ndërsa rreth 500 pasagjerë të saj kishin ngecur nëpër aeroporte dhe nuk dinin nga të shkonin. Sorollatja e pasagjerëve nuk është ndonjë risi për këtë kompani, por dje kompania ka kryer dhe një sërë veprimesh të tjera që flasin jo thjesht për një falimentim, por ndoshta për një nga skemat mashtruese më të rënda të aplikuara në aviacionin civil shqiptar.
Problemi i parë janë pasagjerë
t që enden në aeroporte. Ata kanë prerë biletën por avionët e kompanisë nuk duken askund. Një tjetër kompani i kishte kontaktuar këta pasagjerë dhe u kishte thënë se duhej të shtonin dhe 200 euro të tjera për t’i ndihmuar me transportimin. Më pas këtë kompani doli që e sugjeroi mbrëmë dhe “Belle Air” tek udhëtarët e saj të mbetur në rrugë. Kjo ishte një gafë, pasi kompania s’mund të kompensojë udhëtarët e saj duke u sugjeruar një kompani tjetër( që në fakt mund të jetë dhe vetë “Belle Air” por me emër tjetër).
Problemi i dytë janë miliona lekë prenotime të kryera kohët e fundit dhe që janë prenotime që arrijnë deri dhe datën 23 Mars 2014. Kush do i kompensojë për pagesat e kryera në paradhënie? Vetë kompania “Belle Air” ka aplikuar javët e fundit një skemë të jashtëligjshme të qarkullimit të të ardhurave. Si rregull klientët shkojnë në një agjenci turistike apo udhëtimi dhe bëjnë pagesën për biletën. Më pas agjencia bën xhirimin e lekëve në bankë ku pjesa përkatëse i shkon dhe kompanisë “Belle Air”. Por për disa javë kompania në fjalë ka operuar me lekë “cash” në raport me agjencitë e udhëtimit, çka është shkelje flagrante e ligjit. Dje kompania pretendonte se i kishte llogaritë e bllokuara por kjo nuk është e
vërtetë, pasi Gjykata Administrative ja ka zhbllokuar llogaritë pasi Zyra e Taksave kishte bërë një bllokim.
Kompania dyshohet se nuk ka asnjë avion të regjistruar sipas ligjit, por ka operuar gjithnjë me disa kontrata të ndërmjetme duke trukuar dokumentacionin. Nga ana tjetër rezulton se në 9 muajt e fundit kompania nuk ka paguar asnjë detyrim, as në zyrën e taksave , as në kompanitë pri
vate që operojnë në Aeroport etj. Dyshohet se borxhi i akumuluar mund të shkojë diku tek 15 milionë euro. Nga ana tjetër kjo kompani gjithnjë ka pasur një fluks udhëtimesh me një realizim kapaciteti me pasagjerë gjithnjë mbi 70 për qind. Pra në një avion me 200 vende kompania kishte gjithnjë më tepër se 140 pasagjerë. Ky është një koificent shumë i mirë për realizimin e të ardhurave, ku shkuan lekët?
Një tjetër fakt është se kompania ka kryer gjithnjë veprimtarinë e saj në kushte thuajse monopol dhe në 8 vitet e fundit ka pas të gjithë përkrahjen e autoriteteve më të larta shtetërore, madje kompania ka sjellë dhe studentë shqiptarë jashtë vendit me çmime konkurruese kur ishin zgjedhjet, nisma këto në funksion të mbështetjes së Partisë Demokratike. Por duket se me një dokumentacion të dyshimtë dhe provizor, me borxhe disa miliona euro dhe me të gjitha avantazhet që të ofron konjuktura politike, kjo kompani asnjëherë nuk diti të triumfonte në treg. Kishte gjithnjë mangësi gjithnjë probleme, dukej qartë që ata që e drejtonin ishin biznesmenë të emëruar dhe jo biznesmenë që triumfonin falë aftësive në treg. Ndoshta nuk është krejt pa lidhje fakti që dy menaxherët kryesorë të kësaj kompanie në Itali (i cili është dhe tregu më i madh i saj) janë shtetasit Arben dhe Ornela Basha. Janë dy kushërinjtë e parë të Lulzim Bashës. Ky i fundit është përfolur ngaherë për lidhjet me këtë kompani. Pra kemi të bëjmë me një kompani që iu dhurua tregu, iu falën të gjitha gabimet dhe mangësitë e përsëritura, iu toleruan dokumentet thuajse të falsifikuara, një kompani së cilës qeveria i krijoi luksin për t’i falimentuar dhe “kompanitë rivale”, e përsëri kjo kompani nuk diti dot të bënte sukses. Falimentoi. Por është një “falimentim në dukje”, pasi një hetim është i domosdoshëm, pasi realisht është një skemë 8 vjeçare mashtrimi financiar, është një krim. Ndaj dhe duhet hetuar, pa humbur kohë./DITA
“Belle Air”, skemë mashtrimi apo falimentimi
Skandali i kompanisë së fluturimeve “Belle Air”, mbërriti kulmin, duke lënë rreth 500 udhëtarë që kishin destinacion Shqipërinë, pa një përgjigje kthimi. Konfirmimi i parë ka ardhur nga pasagjerët që duhej të ktheheshin nga Verona, udhëtimi i të cilëve është anuluar nga kompania. Ishin më shumë se 100 udhëtarë që kishin destinacion Shqipërinë dhe kishin prerë biletën e tyre të udhëtimit me këtë kompani, por e vetmja përgjigje që ka ardhur nga kompania ka qenë “paguani 200 euro që të ktheheni me Blu Panorama”. Ndërkohë burime nga kjo kompani bëjnë të ditur se “Belle Air” ka shpallur falimentin dhe se pilotët e huaj që kanë kryer fluturimet jashtë Shqipërisë, kanë ikur bashkë me valixhet e tyre. Ndërsa stjuardesat shqiptare janë kthyer në atdhe nëpërmjet avionëve të kompanisë “Blue Panorama”. E për udhëtarët e tjerë, ku sipas parashikimeve për ditën e djeshme kanë qenë 5 destinacione të ndryshme nuk ka një përgjigje nga kompania, veçse blerjen e një bilete udhëtimi kthimi nëpërmjet kompanive të tjera të fluturimit.
Falimenti i dyshimtë i kompanisë “Belle Air”/ 25 Nëntor 2013
Zyrat qëndrore të Belle Air tek Pallati i Kulturës kanë filluar të boshatisen që gjatë ditës së djeshme. “Punëtorët janë lajmëruar që të mos paraqiten më në punë, shtuar këtu faktin që kanë dhe katër muaj pa u paguar për punën e tyre. Kompania shpall në këtë mënyrë falimentin e saj, duke mos dhënë përgjigje për asnjë nga abuzimet e shumta që ka kryer këto vite dhe detyrimet që i ka shtetit shqiptar, aeroportit “Nënë Tereza” apo kompanisë Air BP, nga e cila furnizohej me naftë. “Që prej dy javësh kompania operonte me agjencitë e udhëtimit apo dhe me kompaninë e naftës me të cilën furnizohej me lekë në dorë”, ndërkohë që ky është një veprim i jashtëligjshëm, për shkak se çdo veprim i kompanisë duhej të kryhej me bankë. Ndërkohë që prenontimet e fluturimeve nga qytetarët shqiptarë pranë kësaj kompanie shtrihen deri në 23 mars të vitit 2014, ku piku i tyre ishin festat e nëntorit dhe ato të ndërrimit të viteve. Bileta të cilat nuk priten të disbursohen nga një kompani që shpall falimentin. Belle Air gjithashtu i detyrohet shtetit shqiptar një shumë prej 6.3 milionë euro taksa të papaguara asnjëherë në këto dy tre vjet. Po kështu debiti i kësaj kompanie ndaj territorit shqiptar është dhe për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku mësohet se i detyrohet në një shumë prej 5 milionë eurosh
“Belle Air” asnjë avion të regjistruar në Shqipëri
Veprimtaria dhe operimi i kësaj kompanie në tregun shqiptar, edhe pse në një situatë monopol, është jashtë çdo lloj kontrolli dhe mbikëqyrjeje. Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka regjistruar asnjë avion për llogari të kompanisë së fluturimeve “Belle Air”. Sipas Rregullores Evropiane, është kusht që një kompani fluturimesh duhet të ketë të paktën një avion të regjistruar në vendin ku operon. Ky kusht është shkelur në mënyrë flagrante. Ndërkaq, mësohet se kompania “Belle Air” ka marrë 7 avionë me qira tek operatorët francezë apo çekë. Madje njëri nga avionët e djeshëm pasi ka kryer fluturimin e fundit është ndalur në destinacionin e fundit në Francë. Po kështu një avion charter mësohet se është ulur në Zagreb, në tentativë për tu blerë në mënyrë të jashtëligjshme nga kompania në ditët në vijim.
Tregu monopol i Belle Air
Në tregun shqiptar të fluturimeve operojnë 10 kompani. Kompania e fluturimeve “Belle Air” kontrollon 50 % të tregut të fluturimeve, pra ishte në pozita monopoli. Situata monopol u krijua në vitin 2011, me qëllim për të vjedhur shqiptarët, nëpërmjet manovrave me çmimin e biletave dhe veprimeve të tjera arbitrare.
Mijëra bileta të shitura deri me 23 mars të vitit 2014
6.3 milion euro taksa të papaguara shtetit shqiptar
5 milion euro detyrime ndaj Aeroportit “Nënë Tereza”