Duke u bazuar te turi i llogaridhënies me qytetarët Edi Rama ka publikuar një tjetër video. Kryeministri nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka publikuar dëshminë e Bukuries nga Cërriku e cila iu ankua atij live për problemin që kishte.
Postimi i Edi Ramës në Facebook
MIRËMËNGJES dhe me këtë tjetër dëshmi nga plot si kjo që provojnë se fushata e LLOGARIDHËNIES PUBLIIKE ishte një ndërveprim real me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm, në funksion të ndërtimit çdo ditë të koalicionit me ta për Shqipërinë që duam, përtej cinizmit, sharjeve e përqeshjeve të shumëkujt që e harron ku ishim dhe nuk do të shikojë se sa shumë kemi bërë e se sa shumë më tepër akoma duam e kemi mundësi të bëjmë së bashku, ju uroj një ditë të mbarë