osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në prag të zgjedhjeve lokale, PD-LSI drejt ”divorcit? Monika mesazh të qartë Lulit

Në prag të zgjedhjeve lokale, PD-LSI drejt ”divorcit? Monika mesazh të qartë Lulit

 

Kur kanë mbetur edhe më pak se 1 vit nga zgjedhjet lokale LSI megjithëse ka 8 muaj që po pret Lulzim Bashën për firmosjen e paktit politik i ka dhënë një mesazh të qartë Partisë Demokratike se mund të hyj e vetme në zgjedhje.

Edhe pse PD dhe LSI i bashkon e njëjta kauzë sa i takon çështjes së teatrit, negociatave dhe luftë politike kundër qeverisë ‘Rama 2’, dy partitë kryesore në opozitë, nuk kanë ende një koordinim sa i takon zgjedhjeve të ardhshme.

Për zgjedhjet lokale, ne jemi për ditë në takime me strukturat e LSI në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Jemi çdo ditë në takime jo vetëm me strukturat, por edhe me qytetarët. Strukturat e LSI, të gjithë deputetët dhe krerët e degëve po zbatojnë një axhendë, e cila është miratuar në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI. Ende nuk ka një marrëveshje për zgjedhjet lokale. Tani i gjithë fokusi i opozitës, i LSI dhe PD është aksioni opozitar për problemin e teatrit, mos çeljen e negociatave, krimin e organizuar dhe varfërinë. Për këtë ka një rakordim të përbashkët mes PD dhe LSI.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pas protestës së opozitës në dhjetor të 2017, u shpreh se shumë shpejt do të firmoste një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PD, Lulzim Bashën, ku do të përfshihej edhe aleanca parazgjedhore PD-LSI për zgjedhjet lokale të 2019.

Sipas ‘’Shqiptarja.com’’ edhe në 9 prill të 2018, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se LSI ishte pranë një marrëveshje me Partinë Demokratike për të hyrë së bashku në zgjedhjet lokale të 2019. Por, vetëm 20 ditë më vonë, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi statusin e ri, i cili vështirëson miratimin e marrëveshjeve parazgjedhore me partitë e tjera.

Marrëveshjet politike me votën e Këshillit Kombëtar

Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha i duhet që të bindë shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD për të miratuar një marrëveshje të mundshme me LSI, për zgjedhjet lokale të 2019. Statusi i ri i PD, i miratuar në prill të këtij viti, përmes polemikash dhe kundërshtish të shumta, nën nenin 50 pika ‘d’ parashikon që Këshilli Kombëtar miraton koalicionet para apo pas zgjedhore. Ndërkaq, gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Instituti i Studimeve Politike ka zhvilluar një anketim duke pyetur 180 delegatë sa i takon koalicioneve. Sipas sondazhit, 54 % e delegatëve ishin kundër një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Statuti i ri

Statuti i ri i Partisë Demokratike ka vështirësuar nënshkrimin e aleancave politike dhe parazgjedhore me partitë e tjera politike. Basha i duhet që të bindë shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD për të miratuar një marrëveshje të mundshme me LSI.

Lëvizja e LSI

LSI, e cila ka 8 muaj që pret Lulzim Bashën për firmosjen e paktit politik, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke i dhënë një mesazh të qartë Partisë Demokratike, se mund të hyjë edhe vetme në zgjedhje.