Një aksident i rëndë është regjistruar në Turqi, nga ku kanë mbetur të vdekur nëna shtatzënë dhe e bija e saj.
Makina e drejtuar nga Sedat Uçkol doli nga rruga në provincën turke të Kirsehirit pasi lëvizja e shpejtë për të shmangur qenin shkaktoi këputjen e timonit dhe përmbysjen e mjetit me 4 persona, përfshirë gruan shtatzënë.
Bashkëshortja e shoferit, Esra Uckol, e cila ishte 5 muajshe shtatzënë humbi jetën së bashku me fëmijën e saj ende palindur dhe vajzën 3-vjeçe.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit dhe kunata e tij vijojnë të mbeten në gjendje të rëndë për jetën.