Thuhet qe kur bie termet, njerezit këshillohet që të dalin në ambiente te hapura dhe jashtë ndertesave. Sot Tirana u shkund nga nje termet i fuqishem me forë 5.2 ballë dhe njerëzit lane me vrap ndertesa dhe dolen jashte ne panik te madh.
Ama një situatë tmerri kanë perjetuar edhe shoferet e automjeteve. Ata tregojnë se ishin me makinë dhe dikush i goditi mbrapa me makinë. Ata nuk e dinë akoma edhe vetë se si shpëtuan pa aksident.
Nje tjeter thote: S’kisha ndje kurre termet kaq te forte ne Tirane. Isha te kryqezimi i Tajvanit, gati mora para njerezit. Se kontrolloja dot makinen per nje moment. Panik i madh. Thone do kete prap. Se di, ne dore te zotit.
Pra, sikur të mos mjaftonte tërmeti, njerëzit u vunë në rrezik edhe nga makinat e kryeqytetit që ishin në lëvizje.
Sakaq ekspertet po thone se mund te kete dhe lekundje te tjera ne vazhdim, prandaj njerezit keshillohen te rrine ne ambiente te hapura.