Pasi i plagosën djalin, ka reaguar moderatorja e njohur italiane Simona Ventura. I biri i saj u shtrua në spital dje në Milano, pasi u plagos me thikë gjatë një konflikti në një diskotekë në qendër të qytetit italian.
Policia e qytetit të Milanos ka ndaluar dhe vënë në pranga 4 persona, dy shqiptarë e 2 italianë, të cilët një ditë më parë kanë qëlluar me thikë 19-vjeçarin italian, Niccolò Bettarini.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës rreth 23 e 29-vjeç, ndërsa dy italianët 24 e 29-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në diskotekën Old Fanshion të Milanos, ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë.
Ai është qëlluar nga një grup personash. Ngjarja ka nisur pas një konflikti mes disa të rinjve. Aktualisht 19-vjeçari Nicola Bettarini është jashtë rrezikut për jetën.