osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Poker” mafiozësh/ Ilaçet apo “mielli i bardhë” shkaku i përplasjes; kujt i takon burgu Tom Doshit apo Ilir Metës?

“Poker” mafiozësh/ Ilaçet apo “mielli i bardhë” shkaku i përplasjes; kujt i takon burgu Tom Doshit apo Ilir Metës?

Një “poker” i vërtetë mafiozësh është zhvilluar përmbi një vit brenda dhe jashtë gjykatës së Tiranës, mes deputetit të PSD Tom Doshi dhe presidentit Ilir Meta. Një atentat i pretenduar nga deputeti Tom Doshi, sipas të cilit ish kreu i LSI njëherësh dhe kryetar Parlamenti në atë kohë, ka paguar njerëz për ta vrarë.

Çështja shkoi në gjykatë dhe Doshi akuzohej për kallzim të rremë, ndërkohë që bashkë me të në bankën e të akuzuarve shkuan dhe ish deputeti Mark Frroku si dhe “doraci” që do vriste Doshin dhe i penduar më pas, Durim Bami.

Në fund Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm deputetin Tom Doshi, për kallëzim të rremë lidhur me atentatin e pretenduar që Ilir Meta kishte paguar të bënte ndaj tij, për ta vrarë. E përkthyer në ligjëratë të drejtë, pretendimi i deputetit Tom Doshi sipas të cilit Ilir Meta kishte paguar njerëz për ta vrarë, kishte rezultuar i drejtë, sipas gjykatës së Tiranës.

Përkthimi i vendimit të gjykatës shqiptare që shpallte deputetin Doshi të pafajshëm është se ai nuk ka bërë kallzim të rremë, pra ka treguar drejt dhe saktë skenarin e atentatit kundër tij. Një skenar që kishte për protagonistë dy mafiozë, në rastin konkret Toma në rolin e viktimës dhe Ilir Meta në rolin e ekzekutorit që kishte hedhur lekë për të vrarë rivalin.

Ishte industria farmaceutike apo biznesi i “miellit të bardhë” shkaku i kësaj përballjeje mes tyre, kjo mbetet mister dhe nuk tentojmë ta diskutojmë dhe gjykojmë. Ndërkohë që në këtë rast Ilir Meta, në një vend normal duhet të jetë në burg tashmë pas vendimit të gjykatës së Tiranës që shpalli Tom Doshin të pafajshëm.

Sipas parimit, nëse akuzuesi, në rastin konkret Toma, ka të drejtë që Meta i ka organizuar një atentat për ta vrarë, atëherë Presidenti aktual duhet të jetë në burg në vend të Tomës. Njëri duhet të jetë në burg me patjetër, ose deputeti Tom Doshi që ka akuzuar kot Metën për atentat, ose ish kreu i LSI dhe i Kuvendit, aktualisht President i Republikës, sipas vendimit të Gjykatës që i jep të drejtë Tomës.

Ndërkohë që me një vit burg është dënuar ish-deputeti Mark Frroku, por ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi përkthehet në 8 muaj burg.Për shkak se këtë periudhë ai e ka shlyer në paraburgim, dënimi ndaj Frrokut pezullohet dhe vihet në shërbim prove.

Ndërsa Durim Bami, në rolin e ekzekutorit të pretenduar, Gjykata ka dhënë 1 vit burg, por edhe këtij të fundit i shuhet dënimi i dhënë pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë në paraburgim. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami akuzoheshin për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi.

Ky i fundit akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit. Akuzat e Tom Doshit nuk u provuan asnjëherë.

Gjatë pretencës, prokurorja theksoi se tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat, që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi. Sipas prokurores, ka qenë Mark Frroku që ia ka prezantuar këtë gjë Tom Doshit, duke e prezantuar me Durim Bamin, i cili supozohej se do të paguhej për eliminimin fizik të tij.

Pasi parashtroi të gjithë dosjen, gjyqtari i la dy javë kohë për konkluzionet prokurores.Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.

Ai akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta i cili sipas tij kishte paguar njerëz për ta eleminuar fizikisht. Deputeti Doshi publikoi përmes mediave, një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD, Mhill Fufi.

Intervista e realizuar në banesën e deputetit, shkaktoi shumë trazira politike, por për organin e akuzës gjithçka ishte e rreme dhe si Durim Bami ashtu dhe Tom Doshi, u vunë nën akuzë për kallëzim të rremë. Ndërsa Gjykata e Tiranës ditën e sotme e shpalli të pafajshëm Tom Doshin, duke treguar qartë se ai kishte të drejtë në pretendimin për atentat të organizuar ndaj tij nga Ilir Meta./Pamfleti