Deputetit të Likes iu hoq imuniteti pwr vjedhjen e 136 milionë lekëve në doganë, por shpëtoi nga burgu “me tejkalim afati” si Luli
Ka një plan tjetër për të kapur pushtet, “torbaxhiu” i erëzave që vijnë “erë” korrupsion e kontrabandë, por edhe pak “ustallëk” përpunimesh kimike, ish-deputeti Nikollaq Neranxi i partisë së ndershme LSI, që siç dihet e urren dhe e lufton ashpër korrupsionin.
Zëra nga partia e Dules, thonë se në zgjedhjet lokale 2019, “Nikollaqi i Nerënxeve”, do të jetë kandidat i partisë shqiptare me program grek PBDNJ dhe këtë fushatë, ai e ka nisur sot, duke publikuar në faqen e tij në “FB” jo erëza, ujërave me erë të WC natyrale të banesës së tij në fshat, me diçiturën: “Ja turizmi i Goros që shkarkon fekale në det”!
Ëndrra e Neranxit, për të kapur bashkinë e Himarës ku bëhen lekë me troje, tendera e licensa, thuhet se është ndihmuar edhe nga zhdukja e dosjes së tij hetimore parlamentare në Kuvend, në kohën kur këtë institucion e (ç)drejtonte shefi i LSI, që Neranxin e kishte deputet.
Bëhet fjalë, për dosjen e ç’gradimit të Nikollaq Neranxit, me akuzën “kapje në flagrancë, me kontrabandë mallrash me dëm të madh financiar ndaj shtetit, bërë në pikën kufitare Kapshticë, me korruptim të doganierëve”, për të cilën prokuroria paraqiti 21 raste importesh Greqi-Shqipëri, pa paguar tarifat doganore sipas letrave të firmës greke “SALCOFOT A.E”, duke përfituar 136 milionë, 649 mijë e 16 lekë të reja, që duhej t’ia paguante si taksë shtetit shqiptar.
Parlamenti e dha lejen, për heqjen e imunitetit të shitësit të piperit Nernaxi, deputet i partisë me ngjyrë “piperi” LSI dhe ndaj tij nisi hetimi penal për kontrabandë me pasojë fshehje të detyrimeve doganore!
Mirëpo arrestimi i tij për këtë vepër penale nuk u bë, mbasi edhe bosi i erëzave, shpëtoi “me tejkalim afatesh” si Luli i PD, duke u fshehur në Greqi e duke marrë raporte mjekësore, ndërkohë që në vitet 2009-2010, për të njëjtën vepër penale si kontrabandistit të rigonit e majdanozit, janë dënuar mbi 30 biznemenë me burgim e gjoba të larta financiare!
Pikërisht kjo dosje rezulton e zhdukur nga Arkiva e Kuvendit dhe zhdukja e saj, sikur vjen “erë” marifet i Neranxit dhe miqve të tij brenda LSI, që ish-deputeti i tyre, të dalë “figurë e pastër” nga verfikimi i KQZ, si kandidat për kryetar bashkie në Himarë.
Lakmia dhe rropatja e Nikollaqit, për të kapur kolltukun e bashkisë Himarë, provohet edhe nga takimet dhe mbledhjet e shpeshta të Neranxit me Dulen e PBDNJ dhe qarqet politike greke, me të cilët ka nisur të valvisë flamurin grek, këndon me qejf Himnin Kombëtar Grek dhe puth duart e prifërinjve në Himarë!
Nuk dimë detaje të tjera, se si është zhdukur ajo dosje, por ndoshta Ilir Meta, kur ka ikur dhe ka hequr “sendet personale” nga Kuvendi, “gabimisht” mund të ketë marrë edhe dosjen “Kontrabanda e Neranxit”…!/Pamfleti