Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në Sochi të Rusisë, ku një makinë është futur në një turmë këmbësorësh duke lënë katër të plagosur rëndë dhe një të vdekur.
Sipas mediave vendase, shoferi ishte në gjumë në momentin e aksidentit, teksa viktima është një 63 vjeçar, i cili kishte ardhur për të ndjekur ndeshjen e rradhës në stadium.
Nga të dhënat e para raportohet edhe për 6 persona të plagosur nga të cilët, 2 ndodhen në gjendje të rëndë. Dyshohet se drejtuesi i makinës, ka dremitur para aksidentit.
Në Sochi do të zhvillohet ndeshja çerekfinale mes Rusisë vendase dhe Kroacisë, ditën e shtunë.