osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sekuestrohen 1.5 mln € në llogarinë bankare të italianit, i akuzuar për mashtrim në Itali

Sekuestrohen 1.5 mln € në llogarinë bankare të italianit, i akuzuar për mashtrim në Itali

1.5 milionë euro ka sekuestruar Policia e Tiranës, të ardhura që dyshohen se kanë si burim aktivitetin kriminal. Bëhet fjalë për një shoqëri në fushën e tregtisë e krijuar nga italiani Stefano Lorenzi. Shuma e konsiderueshme e eurove është sekuestruar me vendim gjykate.

Por si funskiononte kjo skemë për pastrimin e parave të pista?
Stefano lorenzi kishte krijuar prej kohësh një shoqëri tregtare në Shqipëri. Kjo shoqëri në periudha të ndryshme kohore ka përfituar valutë ne euro nga shoqëri të huaja. Paratë transferoheshin nëpërmjet bankave të huaja, në llogarinë bankare të biznesit që ishte krijuar nga Stefano Lorenzi.

Eurot më pas transferoheshin nga vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali dhe në transferta shënohej sikur bëhej fjalë për pagesa të ndryshme që bëheshin nga biznesi i italianit. Pikërisht kjo formë transfertash, sipas Policisë së Tiranës, është bërë për të pastruar para që mund të vijnë nga aktiviteti kriminal.

Stefano Lorenzi, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, i fusnin këto para në llogari bankare të bizneseve, vetëm për t’i legalizuar ato dhe që të mos zbuloheshin. Por kjo skemë është zbuluar nga Hetimi për Pastrimin e Parave, që ka vendosur të sekuestrojë shumën prej 1.5 milionë euro.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se Stefano Lorenzi, i shpallur në kërkim, është një emër i njohur në Itali, pasi ka disa precedentë për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve. Policia dhe Prokuroria po hetojnë për persona të tjerë që janë pjesë e kësaj skeme.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen llogari bankare në vlerën e 1.5 milionë euro, të ardhura këto të dyshuara nga aktiviteti kriminal.

Specialistët për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.5137 të vitit 2018 të rregjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bazë të Vendimit Nr. 3422 të datës 30.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë bënë sekuestrimin e llogarive bankare, gjendjeve në to, si dhe aseteve në vlerën :

– 1. 5 milionë euro (të një shoqërie me objekt veprimtarie në fushën e tregëtisë ndërkombëtare).

Kjo shoqëri e krijuar në vendin tonë nga shtetasi i huaj italian S. L., (me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve) ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.