Pesë ditë më parë deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho pësoi një infarkt, por ditën e sotme ai ka lënë ambientet e një spitali privat për t’iu rikthyer normalitetit. Ai ka vlerësuar punën e mjekëve dhe profesionalizmin e tyre. Në një prononcim për Report TV ai është shprehur:
Më tej ish-Kryetari i Komisionit të Ligjeve theksoi:
‘’Pata një krizë kardiake, por u transportova shumë shpejt. Kam ardhur për cerek ore këtu nga Durrësi. U bë ndërhyrja, tashmë jam në rregull dhe nesër jam në seancë parlamentare’’.
Ai kishte qenë në Durrës në momentet e para që kishte ndjerë shqetësimet dhe më pas nga familjarët është dërguar drejt Tiranës, ku ka kryer edhe ndërhyrjen pranë spitalit Gjerman, i njohur për trajtimin e rasteve të komplikuara në zemër.
Braho iu rikthye pak muaj më parë jetës parlamentare, pasi zëvendësoi në Kuvend vendin e lënë vakant nga ana e ish-ministrit Saimir Tahiri.