Arta Marku do të njihet sot me vendimin e KPK-së pas seancës së djeshme ku Prokurorja nuk ishte e pranishme. Trupa gjykuese që do të marr vendimin përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.
Ditën edjeshme Zhegu u shpreh se Arta Marku ka qenë edhe kandidate për KLP-në, por në lidhje me pasurinë ILDKPKI thotë se ajo nuk ka probleme.
Ndër të tjera relatorja theksoi se KÇK ka bërë hetimin administartiv ku përfshihet apartamenti 103 metra katrorë me vlerë 5 mln lekë në qytetin e Shkodrës. Marku ka 50 përqind të apartalemtit të blerë me kredi dhe i kanë mbetur edhe 2 mln lekë për të shlyer.
“Në lidhje me figurën DSIK ka kryer kontroll dhe ka dërguar një raport i cili e gjen zonjën Marku të përshtatshme për detyrën. Vlerësimi profesional i kryer nga prokuroria e përgjithshme për Markun ka qenë “shume mirë nga 2003 deri në 2016”, tha relatorja Zhegu.
Në vitin 2016 Arta Marku me detyrë, Prokurore në Shkodër ka kërkuar arrest me burg për një shtetas me inicialet A.B. që akuzohej për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kjo masë vlerësohet si ekstreme, tha relatorja.
“Nga konventat europiane që i kemi ratifikuar subjekti i rivlerësimit nuk ka bërë një sthjellim të qartë se përse i pandehuri a.b. duhet të qendronte në burg për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kjo masë arresti me burg vlerësohet si ekstreme nga KPK gjithashtu”, tha Zhegu.
‘’ Marku nuk ka dërguar shkresa dhe dokumenta që argumentojnë lëvizjet e saj. KPK i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për emërimet dhe komandimet në prokurori, dhe prokuroria e përgjithshme ka argumentuar se këto lëvizje janë të përkohshme deri në ngritjen e institucioneve të reja.
KPK vlereson se nuk ka marrë përgjigje me argumentim ligjor për këto lëvizje, githashtu, KPK ka marrë në konsideratë edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre në Prokurorine e Durrësit, e cila ka vendosur mosfillim të hetimit. Ky kallëzim bën fjalë për Dritan Ginën.