osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar gati të marrin licencat për avokatë?!

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar gati të marrin licencat për avokatë?!

Mazhoranca qeverisëse është tërhequr dje, duke i hapur rrugë miratimit të ligjit për avokatinë, i cili i jep të drejtën gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëhen avokatë, pavarësisht se mund të ngelin në procesin e vetingut. Pak kohë më parë, deputetët e Partisë Socialiste të Komisionit të Ligjeve, së bashku me kreun e Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kishin deklaruar se në kuadër të reformës në drejtësi, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të bëhen avokat, nëse rezultojnë “ngelësa”.

Por nuk ka ndodhur aspak kusht dje, pasi ligjvënësit socialistë kanë ndryshuar qëndrim, teksa kanë vendosur të lejojnë, që të djegurit e vetingut të mund të bëhen avokatë. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarit, Ulsi Manja zhvilloi mbledhjen e radhës shqyrtoi në cilësinë e komisionit përgjegjës nen për nen dhe në tërësi të projektligjit “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji kishte si relator në komision deputetin e PS, Adnor Shameti.

Ndërsa të pranishëm në komision ishin zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu dhe Maks Haxhia, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në përfundim të diskutimeve, komisioni e miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin për avokatinë, ndërsa nuk u vendos asnjë kriter ndalues që licencën ta marrin dhe ata që i “djeg” vetingu. Kjo do të thotë se gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë ngelur gjatë procesit të vetingut, mund të ushtrojnë profesionin e avokatit, ashtu siç e parashikon ligji.

“Përplasje” mes mazhorancës

Mirëpo, ndryshimi i kursit të mazhorancës, më konkretisht ligjvënësve socialistë të Komisionit të Ligjeve, sa i takon ligjit për avokatinë, nuk është mirëpritur nga kolegu i tyre, deputeti Bashkim Fino, i cili ka debatuar me deputetët Shameti dhe Manja, madje edhe me kreun e avokatisë. Gjatë fjalës së tij të shkurtër, Fino, i cili më herët ka kërkuar që gjyqtarët dhe prokurorët që ngelen në veting të mos bëhen avokatë, e ka ringritur sërish si shqetësim, duke kërkuar përjashtimin e tyre. “Mos bëni sikur nuk e kuptoni? Pse do të bëheni ju strehë e këtyre njerëzve.

Duhet t’i përjashtojmë nga sistemi. Kushdo, duhet të nderojë profesionin”, deklaroi deputeti i PS, Bashkim Fino. Por në kundërpërgjigje të deklaratës së Finos, relatori Adnor Shameti deklaroi se të skualifikuarit nga vetingu nuk mund të pushkatoheshin. “Nuk ndaj të njëjtin qëndrim. Gjyqtarët dhe prokurorët e skualifikuar nga vetingu, nuk mund t’i pushkatojmë”, deklaroi ai. Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i kujtoi deputetit Fino se profesioni i avokatit është i lirë. “Ky është një profesion i lirë, punojnë mbi 10 mijë veta”, deklaroi deputeti Ulsi Manja.

Ndërkohë, në të njëjtën linjë me deputetët Manja dhe Shameti u rreshtua edhe kreu i avokatisë, Haxhia, i cili theksoi se deputeti Fino ka të drejtë moralisht, por jo teknike. “Nga ana morale z. Fino ka të drejtë, por jo nga ana principate. Është profesion i lirë”, deklaroi kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia. Ndërsa kundërshti për vendimin e mazhorancës sa i takon ligjit për avokatinë, shfaqi edhe deputeti i LSI, Nasip Naço.

Thirrja e PS për komisionin monitorues

Më pas seanca e komisionit vijoi me pikën pasardhëse të rendit të ditës, kryetari i komisionit, Ulsi Manja, njoftoi anëtarët e komisionit për përfundimin e afatit të aplikimit për kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit Nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe kandidaturat e paraqitura. “Shprehje interesi dhe dokumentacion shoqërues kanë paraqitur vetëm kandidatët Saimir Vishaj dhe Artan Spahiu.

Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidaturave, pasi numri i vendeve vakante është pesë, Komisioni i Çështjeve Ligjore është në pamundësi për vijimin me procedurat e mëtejshme të vendimit 74 të Kuvendit”, u shpreh kryetari Manja. Në këto kushte, Manja i propozoi komisionit rishpalljen e procedurës së aplikimit për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit nr. 115/2016, sipas afateve të parashikuara në vendimin 74 të Kuvendit.

Propozimin e kryetarit Manja për komisionin, që synonte nje tjetër shtyrje 15-ditore, komisioni e miratoi me shumicë votash. Ndërkohë që rra në sy mungesa e deputetëve të PD në Komisionin e Ligjeve, ndërsa dy deputetët e LSI, Nasip Naço dhe Silva Caka ishin prezentë.