Prej 6 mujash, Universiteti Evropian i Tiranës, nuk komandohet më nga Henri Çili, por nga një administrator tjetër, ish-vartës i Çilit, pedagogu Arbi Agalliu.
Me këtë përzgjedhje që ka bërë, UET nuk ka dalë nga “pusi” politik ku e kishte zhytyr Çili dhe “çilot-profesorët” militantë partie majtas e djathtas, që përdoreshin dhe përdoren për të mbajtur “anën e peshës” të pushteteve.
Sipas “letrave” publike, rezulton se Administratori i ri i UET, Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu është kryekoordinator i 24 koordinatorëve politik të PD dhe një nga lektorët kryesor të përditshëm në “Çadrën e Republikës së Re” të Lulit, njeherazi, këshilltar i këtij të fundit dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD./Pamfleti