Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, se era e ndryshimit po vjen dhe së shpejti do të mbërrijë edhe te ne, ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Bushati shpreson që llogaria e Bashës të jetë hakuar, duke shtuar se deklarata e tij ishte kundër njerëzve dhe vendit të tij.
Reagimi i kryetarit të PD duke përshëndetur dhe cilësuar si “Era e Ndryshimit” ministrin e Brendshëm italian është mjaft e çuditshme, pasi Matteo Salvini është i njohur për qëndrimet e tij anti-Shqipërisë.
Salvini në mënyrë konstante ka shprehur urrejtje ndaj komunitetit shqiptar në vendin fqinj, ndërkohë që Basha e cilëson si “Era e Ndryshimit”. Ministri i Brendshëm i Italisë Salvni ka qenë edhe kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Por edhe pse është anti-komunitetit shqiptar në Itali dhe anti integrimit të vendit tonë në BE, për Bashën, ministri i Brendshëm i Italisë është ‘Erë Ndryshimi’ që duhet ndjekur dhe marrë shembull.
Salvni është kryetar i një partie anti emigracion si Lega Nord, ndërsa ka pasur mjaft përplasje edhe me liderët europianë, e fundit me Presidentin francez Macron.