Anglia arrin të kualifikohet në çerekfinale, atë që nuk e arriti nëpërmjet kohës së rregullt e bëri me penallti, pasi fituan në “rueltën ruse”. Ekipi anglez u tregua më i saktë nga pika e 11-metërshave. Portieri Pickford priti penalltinë vendimtare ndaj Bacas.
Kolumbianët gabuan në 2 penallti, ndërsa anglezët vetëm në një duke fituar me rezultatin 4-3. Janë “luanët” që kalojnë në turin tjetër, aty ku do të përballen me Suedinë.
Një ndeshje mjaft emocionuese për të dy ekipet që dhuruan shumë në këto takim. 90 minutat e rregullta përfunduan në barazimin 1-1 falë golave të Kane dhe Minas, ndërsa shtesa pa asnjë gol. Penalltitë u takuan anglezëve që vazhdojnë sfidën e tyre.
Angli – Kolumbi 1-1 (4-3 penallti)