Një lajm nga AKU, deklaron se janë kapur 50 ton mish importi, me origjinë nga Brazili, të infektuar me “Salmonelë”, por që mund të ndodh si me sasitë e kapura në 10 vitet e fundit, që mishi brazilian me sëmundje kancergojeje dhe pa asnjë vlerë ushquese (kashët), ka dalë “i pastër, me cilësi, kalori e cilësi të lartë”!
Ky nuk është rasti i parë që në Shqipëtri futet mish i skaduar dhe me rrezik për jetën e konsumatorit, mbasi vetëm gjatë 6 muajve të këtij në Shqipëri, janë kapur mbi 130 ton “mish brazilian” me sëmundje vrasëse, por prej laboratorëve të AKU kanë dalë pa sëmundje e janë hedhur në treg dhe konsum për entet publike, paçka se kanë qenë jo vetëm me “Salmonelë”, por edhe me kimikatin “Boldemec LA”, një “silikon steroid”, i përzier me ilaçin “Boldenone”, që forcon muskujt e mishit, fryn kafshët në peshë e majmëri.
Sipas regjistrave të doganës, rezulton se Shqipëria importon nga Brazili 80% të krejt sasisë së mishit për nevojat e tregut vendas, 95% e të cilit etiketohet si “mish cilësor vendi” dhe shitet e përdoret për konsum familjar, për prodhim sallamrash, mishi të grirë, qoftesh, “Fast-Food-e”, mish gatimi për spitalet, konviktet, qendrat sociale, jetimoret, policia, ushtria, burgjet, azilet e moshuarve, kopështet dhe çerdhet e fëmijëve dhe me shumcië nga fabrikat e mishit!
E gjithë kjo sasi mishi, certifikohet me letra sigurie false nga kontrolli ushqimor doganor, nga AKU dhe institucionet e shëndettit publik, praktikë që bëhej lirshëm në 8 vitet kur AKU ishte në “kthetrat” e LSI-PD-PDIU, të cilat lejonin importin e mishit kancerogjen brazilian, duke ndërruar etiketat braziliane në kontenierë, me etiketa të vendeve të BE dhe shqiptarët konsumonin mishin kancerogjen, mbasi shpesh dilte në ekrane ministri i LSI Panariti dhe deklaronte “mishi është i sigurtë”!
Eksperti holandez: “Mishi brazilian është vrasës”
Doktor Saskia Sterk, ekspert i steroideve (hormoneve) në Institutin Rilikt në Holandë, deklaron se “Mishi brazilian frigorifesrik dhe i rritur me “Boldemec LA” e “Boldenone” e steroide të tjera (kimike), si dhe i mbajtur në ftohje masive me amoniak, rezulton është i rrezikshëm për jetën e njeriut, mbasi niveli i toksinave në këto lloje mishrash është 110 herë më i lartë se norma e vendosur prej BE dhe ka efekt helmues të gjakut në organizëm, sidomos për pjesën e varfër të popullatës, që detyrohet të blejë me çmime të ulëta.
Ministrat e PD-LSI Ruli e Panariti, kanë lejuar importin e mishit brazilian dhe mishit me “Boldemec LA”
Dokumentet zyrtare, dëshmojnë se Shqipëria e ka të lejuar hormonin kancerogjen “Boldemec LA” dhe “Boldenone” që përdoren për prodhimit e mishit në kundërshtim me rreguloren e ushqimit të BE. Ky hormon vazhdon të jetë në listën e produkteve të lejuara dhe barnave veterinare, miratuar qysh në datën 26 qershor të vitit 2007 nga ish-minisri Jemin Gjana, me afat deri në 31 dhjetor 2012, por që ish-ministri Genc Ruli, për interesa klienteliste në favor të kompanive vendase e të huaja të bagëtive, mishit e sallameve dhe zgjatin afatin e lejimit deri në vitin 2017, ndërsa ministri Edmond Panariti e ka shtyrë këtë afat deri në vitin 2030.
Por, nuk duhet harruar krimi ushqimor me pulat akncerogjene, “dhelpra” e importit të të cilave, tashmë drejton portën hyrëse të anijeve… (VIJON)./Pamfleti