Lojtarët e “Sables”, kombëtares së ragbit të Zimbabvesë kanë mbetur në mes të rrugës para ndeshjes që zhvillohet këtë fundjave në Tunisi. Skuadra nuk ka fonde për akomodim dhe lojtarët janë detyruar të flenë rrugëve siç shihet nga fotot që kanë pushtuar rrjetin.
“Ne nuk jemi paguar gjatë qëndrimit tonë në Keni, ne nuk kemi marrë as të hollat pas ndeshjes. Jemi të uritur tani. Situata është shumë zhgënjyese dhe dëshpëruese”, u shpreh për radion e Zimbavesë, Takudza Mandiwanza, një prej lojtarëve të ekipit.
Takudza tregoi se deri tani janë ushqyer me sanduiçët dhe pijet që u ka blerë trajneri, De Villiers me paratë e tij.