Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare vazhdon punën për ndryshimin dhe zhvillimi e vendit kur opozita lufton për të ruajtur atë që ka rujtur gjithmonë, regresin dhe imoralitetin e saj politik. Mbrojtja komike q2ë i bënë mosprishjes së një karakatin, që nuk vlenë as për magazinë bari, padashje na kthen mbrapa në kohë, për të mos harruar se si këta prishnin investimet dhe parat e popullit se …u donte qejfi
Këto palaço opozitar që vetëm opozitar nuk janë, çirren e ulerasin se gjoja po mbrojnë qytetin , pronat publike e shumë e shumë gjëra që as emrin nuk u a dinë, e nuk na lënë t’i harrojmë 5 milion eurot e hedhura në erë, nga dy kriminelët e pa dënuar që i drejtojnë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Të shembësh me tritol një ndërtim të pushtetit vendor, sepse kryetar Bashkie është kundërshtari yt, është një një krim , është akt terrorist. Vetëm për këtë vepër që u kushtoi qytetarëve të Tiranë plot 5 milion euro, ku 2 milion i mori vetëm firma shkatërruese , Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të ishin pas hekurave të burgut.
Por çuditërisht heshtet kur ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese si shkelje flagrante të ligjit për ndarjen e pushteteve.
Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, se prishja e kësaj vepre të rëndësishme për qytetin e Tiranës, bie ndesh me Kushtetutën pra është vepër penale si çdo shkelje e kushtetutshmërisë së shtetit.
Përse hesht zoti Rama?!
Habitemi me indiferencën e tij, se përse nuk i dërgohen para gjykatës për “shkatërrim prone” Sali Berisha, Lulzim Basha, Armand Teliti dhe firmën ndërtueso-shkatërruese që përfitoi dy herë miliona euro.
Nëse kryeministri fal parat e qytetarëve të Tiranës sepse nuk janë të tijat, ne nuk i falim sepse janë parat tona.
Nuk e kuptojmë se çfarë pret qeveria, për të bërë kallzimin, kur ka një vendim të gjykatës Kushtetuese për paligjshmërinë e shkatërrimit të mbikalimit.
Zoti Rama, na tha se do gjejmë zgjidhje, por zgjidhja është e zgjidhur. Dëmi të paguahet me çdo menyrë nga ato që e shkaktuan, jo nga qytetarët e Tiranës.
Zoti Kryeministër nuk duhet të hesht, por të urdhëroi strukturat që merren me zbatimin e ligjit, të kryejnë detyrën.
Që këtu fillon drejtësia pa reformën, që po ajo Kushtetuese dhe Kushtetutë e ka bllokuar. Mjaftë më me mëshirë për hajdutët dhe pengmarrësit e prosperitetit dhe zhvillimit!/Ekskluzive.al