osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozita tre kushte për votimin e ligjit për gjyqtarët! A do ketë bisedime PD-PS?!

Opozita tre kushte për votimin e ligjit për gjyqtarët! A do ketë bisedime PD-PS?!

Teksa fundi i këtij sesioni parlamentar po afrohet me shpejtësi, Partia Socialiste ka nisur lëvizjet dhe bisedimet për të mundësuar miratimin e disa ndryshimeve në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, me qëllim për t’i hapur rrugën Shkollës së Magjistraturës për zëvendësimin në një kohë sa më të shpejtë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që po largohen dhe do të largohen për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Ligji në fuqi parashikon që kuotat e pranimeve të kandidatëve për magjistratë përcaktohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por këto organe nuk janë ngritur ende për shkak se nuk ka përfunduar procesi i Vetingut për grupin e partë të prokurorëve dhe gjyqtarëve prioritar. Nga ana tjetër, me avancimin e procesit të Vetingut, po zgjerohet numri i vakancave në gjykata, çka e bën më urgjente ndërhyrjen e Parlamentit. Pas mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, pritet boshatisja e gjykatave të apelit.

Që nisma e propozuar të miratohet duhen 84 vota, numër ky që imponon një konsensus politik apo sigurimin e të paktën 7 votave individuale. Në kushtet kur Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur e prerë kundër këtij projektligji, Partia Socialiste mësohet se ka hedhur sytë tek Partia Demokratike, duke parë mundësitë për arritjen e një kompromisi.

Ndërkaq, burime pranë Partisë Demokratike thanë se partia më e madhe në opozitë është gati të votojë ligjin nëse shumica në pushtet pranon tre kushte. Kushti i parë parashikon rikthimin dhe votimin e një nisme të propozuar nga demokratët për ndryshimin e nenit të Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Nisma e PD parashikon shkarkimin e Arta Markut dhe miratimin e një kryeprokurori të ri me 3/5 e votave.

Nisma e PD është rrëzuar disa javë më parë nga PS, por megjithatë, opozita mund të gjejë një formë tjetër për të realizuar objektivin e saj politik, gjithnjë nëse do të ketë dakordësi nga shumica. Kushti i dytë i demokratëve parashikon largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa kushti i tre ka të bëjë me reformën zgjedhore, ku opozita kërkon aplikimin e numërimit dhe votimit elektronik.

Mbetet për t’u parë nëse Partia Socialiste do të pranojë ndonjë nga kushtet apo do të gjejnë një tjetër zgjidhje, atë të sigurimit të 84 votave, përmes disa votave individuale në radhët e partive opozitare. Ditët e fundit, një deputet i LSI, Robert Bitri dhe deputetja e PDIU Reme Lala kanë vendosur t’i bashkohen mazhorancës. Nga ana tjetër, PS mund të sigurojë votën pro ligjit të një tjetër deputeteje të PDDI, ndërsa i pavendosur është deputeti Tom Doshi, duke i çuar votat e shumicës në 78.

Nisja e bisedimeve
Nisja e bisedimeve për miratimin e ndryshimeve në ligjin për statusin e magjistratëve u sinjalizua në fund të javës së kaluar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. “Grupet parlamentare po negociojnë për këtë projektligj. Unë do ta inkurajoj këtë bashkëpunim dhe nuk do të kërkoja thjeshtë numrat për të miratuar këtë ligj, por do të kërkoja dhe do të inkurajoja një konsensus të gjitha forcave politike parlamentare që ta miratojnë një orë dhe më parë këtë ndryshime për shkollën e magjistraturës”, u shpreh Ruçi. Nga ana tjetër, edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka pohuar se “do të na duhet së bashku të reflektojmë thellë për hapat që duhen hedhur, për të ndryshuar thellësisht, për të marrë një kthesë themelore politikën dhe qeverisjen, për t’iu rikthyer në mënyrë të sigurt perspektivës evropiane”.

Emergjenca në gjyqësor
Gjyqësori shqiptar po kalon një situatë emergjence për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe kufizimit të mundësive për emërimin e gjyqtarëve të rinj. Pas mbylljes së gjykatës së parë dhe më të rëndësishmes në Shqipëri, Gjykatës Kushtetuese, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, edhe nëntë gjykata të tjera, kryesisht të shkallës së parë, janë në prag mbyllje. Disa ditë më parë, gjatë një mbledhje të KLD është dhënë alarmi për mungesën e gjyqtarëve në gjykatat e Kavajës, Krujës, Lezhës, Kukësit, Gjykatën Administrative të Shkodrës, Gjykatën Administrative të Durrësit, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë dhe për Gjykatën Administrative të Apelit, të cilat funksionojnë me një deri në dy gjyqtarë. /Adriatik Doci/shhqiptarja.com