Në këtë valë përgatitjeje për pushime nuk mbetet pas as politika, si ajo në mazhorancë ashtu dhe ajo në opozitë. Mësohet se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ministrat, deputetët dhe zyrtarët e lartë në administratën qëndrore që të mos lëvizin për pushime jashtë vendit. Kryeministri e ka argumentuar këtë urdhër me faktin se duhet të jenë afër qytetarëve, zyrave të shtetit dhe në këtë këndvështrim duhet të bëjnë pushime me afate të shkurtëra.
Basha nuk ka lëshuar ende një qarkore të tillë, ndërkohë që as Kryemadhi nuk ka mbledhur ende strukturat për këtë qëllim. Burime të besueshme brenda PD bëjnë me dije se përpos kryetarit të partisë Lulzim Basha që lëviz çdo fundjavë në shtëpinë e tij në Holande tek familja, dhe të tjerët kanë parashikuar pushime të gjata, brenda dhe jashtë vendit pa dallim.
Pasi kanë lënë në harresë videopërgjimin e pretenduar të “Babales”, paratë që erdhën nga Gjermania dhe të kapura tek “Toyota” në Durrës dhe kauza të tjera të momentit, po merren 2-3 ditë dhe me Teatrin dhe më pas të gjithë shkojnë për pushime.
Ndërkohë që opozita ka lënë në harresë dhe negociatat, ku Këshilli Evropian caktoi qershorin e vitit të ardhshëm për t’i hapur ato, pasi qeveria shqiptare të realizojë dhe disa detyra. Opozita luftoi fort për një vendim negativ të vendeve anëtare të BE që të thonin troç se refuzonin hapjen e negociatave, loboi madje fort për këtë qëllim dhe nuk ia doli.Kështu që tempi i të bërit opozitë nga PD dhe LSI ka rënë ndjeshëm këto kohët e fundit.
Ajo u pa dhe ditën e djeshme teksa para ndërtesës së Teatrit ishte vetëm Albana Vokshi me dy vetë që e shoqëronin që bënte thirrje për të ndalur prishjen e godinës. Një pjesmarrje e vobektë në këtë tubim të ditës së dielë tregon se opozita dhe dy apo tre ditë “punë” ka me Teatrin dhe do ikë më pushime.
Tashmë nuk ka asnjë lloj kauzë pas të cilës të kapet dhe të bëjë politikë, duke mos përjashtuar as rastin e vetëvrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Do merren dy tre ditë, më shumë ish kryeministri Berisha, me këtë kauzë që doli rrugës dhe që nuk përbën kauzë dhe pastaj të gjithë do t’i “dorëzohen” pushimeve në det apo në mal. Pritet që opozita të rikthehet në vjeshtë me kapacitetin e saj të plotë për të bërë opozitë, ndërkohë që për më shumë se dy muaj do kemi vetëm deklarata sporadike.
Pasi opozita po pushon./Pamfleti