Kryeministri Rama ka publikuar videoprojektin e rruges se re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar. Rruga do te kete 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime dhe do te lidhe veriun e Shqipërisë e Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” e me Portin e Durrësit.
Mesazhi i Rames
MIRËMËNGJES dhe me projektin e rrugës së re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, pjesë e Programit Kombëtar “1 Miliard për Rindërtim” (Shpejtësia e projektuar 140 km/h, 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime), e cila do të lidhë me infrastrukturë moderne veriun e Shqipërisë e Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” e me Portin e Durrësit dhe tanimë është në fazën finale të përgatitjes për zbatim, ju uroj një ditë të mbarë