Anëtar i Këshillit Demokrat të PD-së, Edvin Kulluri, thotë se Lulzim Basha duhet të largohet urgjentisht nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Kjo, pasi sipas tij, ose ai është i paaftë, ose po punon për Ramën.
“Këtu ka dy gjëra: 1) ose kupola e PD punon për Rilindjen; 2) kupola e PD është totalisht e paaftë për të sjellë PD-në në pushtet!
Në dyja rastet këta duhet të largohen sa më parë bashkë me “shef Lulin” nga partia! Urgjentisht”, thotë Kulluri.