Kreshnik Spahiu ka komentuar gjendjen e brendshme të Partisë Demokratike dhe krizën e saj për figura bindëse që mund ta sjellin në pushtet.
Me nota kritike, ish kreu i “Aleancës Kuq e Zi” ka marrë si shembull deputetin Dashamir Shehi i cili ndryshe nga 28 vjet karrierë në Kuvend, së fundmi ka rënë në sy për diskutimet që mban.
Ai thotë se shkak për këtë është bërë niveli i ulët i deputetëve të djathtë.
Ndër të tjera ai shkruan:
“PËRSHËNDETJE! Sapo më pyeti dikush: O Kreshnik ky Dash Shehi ka 28 vjet deputet, pse përpara nuk binte në sy hiç. por tani duket më i mençuri?
I thashë: Shumë e thjesht. Kur PD e votuan mbi 1.2 milion shqiptar ajo ishte PD e themeluesve Hajdari, Selami, Arbnori, Pashko, Baleta, Dosti, Zogaj, Malasi, Kalakulla, Butka, Ruli, Ngjela, Topi etj.
Të gjithë ishin në parlament si Dash Shehi ose më të mirë se ai.
Të gjithë këta i largoi Berisha dhe ja dhuroi partinë Lulit që erdhi në politik 15 vjet pas themelimit. Tani në Kuvend kemi deputet të gjithë posht nivelit të Lulit që mos e rivalizojnë paaftësinë e pseudo-kryetarit dhe ka ngel veç Dashi.
Madje edhe ai pa logo PD-je se e kanë nxjerr jasht saj. Thjesht si LZHK. Prandaj Dash Shehi bie në sy si më i miri se të gjithë i kan zgjedhur më keq se Lul Basha. Na ngelet të themi na ishte një herë PD-ja….”, mbyll shkrimin Spahiu.