Që Sali Berisha nuk njeh limite njerëzore kur bëhet fjalë për të sulmuar kundërshtarët politik, kjo tashmë nuk është më ndonjë lajm i ri.
Së fundmi një qytetar ka zgjedhur ta fusë në lojë ish-kryeministrin.
Ai i ka dërguar një video për të cilën i tha se është regjistruar në jug të vendit dhe se është një parcelë e mjellë me kanabis.
Berisha e postoi duke i konsideruar si parcela të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, video ishte xhiruar në Itali dhe bëhet fjalë për një kopsht farmaceutik ku shqiptari punon.
“Përshëndetje
Për sa i përket vidios që Sala ka hedhur në fb e kam ber unë atë vidio,për të kuptuar se sa mashtrojn këta njerzit e pd.per me shume do te dergoj vidion e plot,që seshte në shqipëri, por në një baç farmaceutike në itali.
Mbaj pergjesi për ca të them Jonuz Bendaj”, shkruan qytetari i cili ka zgjedhur edhe të identifikohet. (TemA)