Pas vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë brenda vitit 2019, raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka mbërritur në Tiranë ku është duke u zhvilluar një diskutim lidhur me pritshmëritë dhe detyrat e Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen objektivat e vendit tonë, rekomanduar në konkluzionet e fundit të raportit të Këshillit Europian.
Në fjalën e tij eurodeputeti Fleckenstein ka përshëndetur progresin që Shqipëria ka ndërmarrë këto vite duke nënvijëzuar faktin se asnjë kusht shtesë nuk i është vënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit.
Përsa i përket qëndrimit skeptik të Francës dhe qëndrimeve të Presidentit Macron Fleckenstein tha se:
“Vendet që nuk ishin pro Shqipërise, nuk e kanë me Shqiperine problemin më shume se sa me vete BE-në. Pra ato kerkojne reformimin e BE para zgjerimit.
Por nuk ka munguar as apeli i tij për opozitën.
“Duhet nje opozitë qe nuk bojkoton, por që mbështet reformat”–ka thënë Fleckenstein.
/LEXO.AL