Në mënyrë spektakolare është arratisur një gangster i njohur nga një burg në Paris. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet franceze.
Të armatosur rëndë Redoine Faid u arratis pasi tre bashkëpunëtorë të ti, ato zbritën se bashku me helikopterin në oborrin e burgut.
46 vjeçari po vuante një dënim me 25 vjet burg për një grabitje të dështuar që përfundoi me vrasjen e një oficeri policie.
Kjo është hera e dytë që Faid arratiset nga burgu. Në vitin 2013, ai u arratis pasi mori peng katër gardianë.
Sipas mediave franceze, arratisja e Redoine Faid kësah here u arratis pa u lënduar njeri. Helikopteri që së bashku me të arratisurit e tjerë u larguan u gjet i djegur në Bourge.
Faid ka shkruar një libër në vitin 2009, ku rrëfente fëmijërinë e tij në një nga zonat periferike më të trazuara të Parisit.