osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngec hetimi i ‘Babales’, shkak mosmarrëveshjet e ministrive në Itali për ekspertizën

Ngec hetimi i ‘Babales’, shkak mosmarrëveshjet e ministrive në Itali për ekspertizën

Tre javë pas kërkesës së prokurorisë shqiptare, autoritetet italiane ende s’kanë kthyer përgjigje lidhur me letërporosinë për dosjen ‘Babale’.

Report Tv mëson se nga komunikimet e prokurorisë me palën italiane është konfirmuar se përgjigja do të vonojë për disa kohë për shkak të mungesës në kompetencave.

Nuk dihet ende nëse ekspertimin duhet ta bëjë ministria italiane e Drejtësisë apo Ministria e Brendshme. Pala shqiptare ndërkohë ka përfunduar veprimet paraprake të hetimit, si pyetjet e dëshmitarëve, administrimin e provave dhe kontrollet e tjera.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se deri kur pala italiane të kthejë përgjigje, prokuroria nuk bën dot asnjë veprim.

Caktimi i kompetencave do t’i hapte rrugë hetimeve. Ka patur raste të tjera për ndihmë juridike, dhe Shqipëria ka një histori pozitive bashkëpunimi me Italinë. Por për përgjigjen e ekspertimit duhet të presim të paktën muajin korrik.

Albert Veliu, i njohur ndryshe si dëshmitari X në dosjen Babalja, ndodhet në Kosovë, ku ndodhet i arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit. Veliu u arrestua në fund të muajit maj në Kosovë bashkë me djalin e tij. Në dëshminë e tij para autoriteteve kosovare, Veliu ka thënë se nëse do kthehej në Shqipëri, kishte frikë se do vritej, prandaj sipas tij azili në Kosovë ishte rruga që kishte ndjekur.

Audio-përgjimi ku personazh kryesor ishte “vëllai” i ministrit Xhafaj, sipas pretendimeve të PD-së, prodhoi një debat të gjerë politik. Veliu akuzoi vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, si pjesë e trafikut të drogës.

Në audiopërgjimin Babalja, Albert Veliu pretendon ka komunikuar me vëllain e ministrit. Ministri Xhafaj dhe i vëllai kanë mohuar që zëri në audio të jetë i vërtetë, dhe se është e gjitha është një histori e sajuar.

Audiopërgjimi u dërgua për ekspertizë në Itali pak ditë pas publikimit.

Sipas Veliut, ai vendosi t’i bënte një provokim Agron Xhafës për shkak të inateve që kishte patur me të. Opozita kërkoi dorëheqjen e Xhafës, ndërkohë që prokuroria shqiptare ka hapur hetimet për dëshmi të rreme.

Ndërkohë një tjetër zhvillim për çështjen i zbuluar nga Shqiptarja.comishte dhe ai i një tjetër dëshmitari të vetëofruar në Prokurori, i cili ka hedhur poshtë versionin e Albert Veliut. Dëshmitari i vetëofruar në Prokurori ka thënë se Veliu i ka premtuar një shumë parash prej 100 mijë euro, nëse do të aktronte në rolin e Agron Xhafës.

Pas publikimit të audio-përgjimit, dëshmitari i vetëofruar ka thënë se paratë e premtuara nuk ishin marrë kurrë. Me dyshimet se sasinë e parave e kishte marrë të gjithë për vete ‘Babalja’, ai ka vendosur të paraqitet në ambientet e prokurorisë duke treguar versionin e tij.