Djali i moderatores së njohur italiane Simona Ventura, u shtrua në spital në një pavion të rezervuar dje në Milano, pasi u plagos me thikë gjatë një konflikti në një diskotekë në qendër të qytetit italian.
Kështu lidhur me këtë ngjarje, policia italiane e qytetit të Milanos ka ndaluar dhe vënë në pranga 4 persona, dy shqiptarë e 2 italianë, të cilët një ditë më parë kanë qëlluar me thikë 19-vjeçarin italian, Niccolò Bettarini. Kurse vetë Simona, mamaja e 19- vjeçarit ka thënë se :
Falë Zotit, Nicola është jashtë rrezikut e është një djalë kurajoz.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës rreth 23 e 29-vjeç, ndërsa dy italianët 24 e 29-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në diskotekën Old Fanshion të Milanos, ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga një grup personash. Ngjarja ka nisur pas një konflikti mes disa të rinjve. Aktualisht 19-vjeçari Nicola Bettarini është jashtë rrezikut për jetën.