Nga Ralf Gjoni
Ka ardhur koha të mendojmë për interesat tona e të ndalojmë tru-rrjedhjen.
Na duan vetëm për t’u ndërruar pelenat pleqve gjermanë.
Për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar ende ç’po ndodh, ky lajm tregon se ku fle lepuri.
Një mik i mençur po më kujtonte mbrëmë se strategjia dinake gjermane dhe ajo e vagonëve të saj të BE-së do jetë ngadalësimi i integrimit të Ballkanit dhe thithja e të gjithë forcës së kualifikuar të punës për nevojat gjermane.
Në vend të përshpejtojnë anëtarësimin në BE, përshpejtojnë vizat e punës.
Një strategji që vendos në sintoni të plotë interesat e politikanëve tinzarë europianë me ato të politikanëve të korruptuar të Ballkanit.
Për rrjedhojë, këtu s’do ngelet asnjë mjek, infermier, mësues apo inxhinier.
Do ngelen vetëm debila servilë me të drejtë vote…
#KohaPërShqipërinë #AlbaniaFirst #StopBrainDrain#DuajeVendinTënd