Një sasi eksplozivi është vendosur në banesën e një punonjësi të policisë së burgjeve. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq të Fushë-Krujës gjatë orëve të natës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët/in e vendosjes së tritolit. Po punohet gjithashtu për të mësuar nëse polici i burgjeve ka konflikte me persona të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Krujë
Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.
Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal./shqiptarja.com