Ministri i Brendshёm Horst Seehofer, ka deklaruar nё mbledhjen e kryesisё sё partisё nё Mynih dorëheqjen nga të dyja postet poltike.
Kryetari i partisё kristiansociale (CSU) dhe njёkohёsisht ministёr i Brendshёm Horst Seehofer, sipas tё dhёnave nga qarqet e partisё, ka shprehur mendimin, se vendimet e BE-sё lidhur me politikёn ndaj refugjatёve nuk mund tё zёvendёsojnё me tё njёjtin efekt kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjateve. Kёtё Seehofer e ka thёnё nё njё mbledhje tё pёrbashkёt tё kryesisё sё CSU-sё dhe grupit parlamentar tё landit nё Mynih, bёhet e ditur nga qarqet e vet pjesёmarrёsve ne kёtё mbledhje.
Seehofer e hodhi poshtё edhe propozimin e parashtruar nga kancelarja Merkel, sipas tё cilit refugjatёt e regjistruar nё vendet e tjera tё BE-sё tё strehohen nё tё ashtuquajturat qendra ankorimi nё Gjermani, mёsohet nga tё dhёnat e pjesёmarrёsve nё mbledhjen e CS-sё nё Mynih. Me kёtё kreu i CSU-sё i ёshtё kundёrvёnё direkt kancelares.
Nё grindjen pёr azilin Seehofer nё mёnyrё tё pёrsёritur ka kёrkuar dёbimin qё nё kufi tё refugjatёve, qё janё tё regjistruar nё njё vend tjetёr tё BE-sё. Merkel e hedhposhtё kёtё si njё veprim i mёvetsishёm kombёtar dhe kёrkon zgjidhje europiane nё marrёveshje me vendet fqinjё. Pёr Seehoferin vendimet nё samitin e BE-sё nё Bruksel janё njё alternativё e pamjaftueshme.
Sipas ”Deutsche Welle”, Merkel e pat kёrcёnuar Seehoferin me kompetencat e saj pёr dhёnie direktivash, nё rast se si do tё veprojё duke kthyer refugjatёt nё kufi brenda kompetencave si ministёr i Brendshёm dhe duke anashkaluar qendrimin e kancelares.
Merkel i sheh vendimet e samitit me efekt tё njёjtё
Lidhur me ҁёshtjen nёse pёrmbushen kёrkesat e CSU-sё me vendimet e samitit tё BE-sё, kancelarja nё njё intervistё pёr kanalin e dytё televiziv publik gjerman ZDF, tha se “nё pёrgjithёsi tё gjitha pёr ҁfarё kemi folur ka tё njёjtin efekt. Ky ёshtё mendimi im personal. CSu-ja natyrisht duhet tё vendosё pёr vete.”
Nё njё letёr prej tёtё faqesh, Merkel u shpjegon kryesive tё CSU-sё dhe SPD-sё (socialdemokrat) nё koalicionin qeverisё, lidhur me rezultatet e samitit tё BE-sё, ku parashikohet qё nё tё ardhmen azilkёrkuesit e regjistruar nё njё vend tjetёr tё BE-sё do tё strehohen nё qendra ankorimi nё Gjermani. Nё kёto qendra do tё kryhen procedura tё pёrshpejtuara azili dhe nuk do tё lejohen tё largohen nga kёto qendra duke iu nёnshtruar rregullores sё rezidencёs sё detyruar.
Para konsultimeve eventulisht vendimtare tё partive tё unionit konservatore CDU (kristiandemokrat) dhe CSU, Merkel theksoi: “Unё dua, qё CDU dhe CSU tё vazhdojnё tё bashkёpunojnё.” Ajo shtoi: “Ne jemi njё histori suksesi pёr Gjermaninё.” Ajo tha, se “do tё angazhohem me tё gjtiha mundёsitё, qё si CDU-ja ashtu edhe CSU-ja tё arrijnё rezultate, pёrmes tё cilave ne tё mund t’u pёrgjigjemi pёrgjegjёsive pёr vendin tonё.” Pasdite presidiumi i CDU-sё u mblodh nё Berlin.