Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në një rrugë dytësore për në majën e malit Himalaja në Indi, ku një autobus ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Sipas mediave botërore, autobuzi me rreth 60 udhëtarë në të ka rënë në një greminë rreth 400 metra të thellë, duke lënë 48 të vdekur, ndërsa 7 të plagosurit janë thuajse pa asnjë shpresë mbijetese.
Mjeti transportues me 23 vende ishte i tejmbushur me dyfishin e normës së lejuar, teksa dyshohet se ka qenë lagështira e rrugës shkaku kryesor i aksidentit.
Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.