Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku nesër do t’i nënshtrohet Vettingut. Marku do të paraqitet përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’iu nënshtruar testit të pasurisë, të integritetit personal dhe profesionalizmit.
Sa i përket pasurisë që ka deklaruar duket se Marku nuk do të ketë probleme. Ajo zotëron 1/3 e një apartamenti 55 metra katrorë, mesa duket të privatizuar bashkë me prindërit, si dhe një apartament me vlerë 103 metra katrorë të blerë me kredi bankare.