Dramë në Rusi! Kroacia kualifikohet në çerekfinale vetëm pas penalltive. Takimi dhe minutat e shtesës u mbyllën me rezultatin 1-1, ndërsa me penallti më të saktë ishin kroatët që fituan me rezultatin 3-2. Ekipi ballkanas arriti të fitonte, pasi penalltinë e fundit e shënoi as më pak e as më shumë, por Rakitic.
Heronjtë e vërtetë të kësaj sfide ishin portierët, pasi Subasic priti 2 penallti, e po aq dhe portieri Schmeichel. Ky i fundit i priti dhe një penallti Modriçit në shtesën e dytë duke i dhënë një tjetër mundësi ekipit danez, por nuk ia doli dot.
Kroaci – Danimarkë 1-1 (3-2 penallti)
Shënues: Mandzukiç 4′ / Jorgonsen 2′
Kroacia (4-2-3-1): Subašić; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinić; Rakitić, Brozović; Rebić, Modrić, Perisić; Mandžukić.
Danimarka (4-2-3-1): Schmeichel; Knudsen, Kjaer, Christensen, Dalsgaard; Delaney, M. Jørgensen; Poulsen, Eriksen, Braithwaite; Cornelius