osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tropojanët që tradhëtuan Ramizin për Salinë: Karriera atipike e një ish-dysheje komuniste

Tropojanët që tradhëtuan Ramizin për Salinë: Karriera atipike e një ish-dysheje komuniste

Sipas një natyrshmërie politike, ata duhej të ishin sot pjesë e PS-së. Por pas ndryshimit të sistemeve, dyshja tropojane Mehmet Elezi – Lisen Bashkurti, vërsnikë të Fatmir Xhafajt, pati një vijueshmëri atipike. Ata bënë një kapëcim të heshtur e pa bujë, nga e majta të në të djathtë, për të mos u marrë me parti, e ruajtur deri diku nderin e tyre nga baltosja e rëndomtë prej gjuhës së politikës së ditës. Por si ndodhi e gjitha kjo?

Mehmet Elezi, ishte një i ri në Tropojë, kur i vëllai-ushtar ju vra në kufi në përplasje me diversantët në fund të viteve ‘70 të shekullit të shkuar.

Bëri bujë në median e atëhershme zyrtare akti i tij që zëvendësoi të vëllanë në kufi, duke u kthyer në një “hero” dite i “njeriut të ri socialist”.

Më pas Elezi u afrua nga drejtuesit e PPSH-së, e në veçanti nga Ramiz Alia që po përgatitej të zëvendësonte Enver Hoxhën, e ku mbulonte rininë ne Sekretariatin e PPSH-së.

Mehmet Elezi studioi gazetari, një degë mjaft e përzgjedhur edhe atëherë për të rinjtë e asaj kohe.

Sapo mbaron gazetarinë, Elezi emërohet gazetar i Zërit të Popullit, një karrierë in creschiendo që dukej se ishte paracaktuar.

Nga Zëri i Popullit, intelektuali i Tropojës u katapultua në kupolën komuniste, ku u emërua Sekretar i Parë i BRPSSH-së, pra i pari i rinisë komuniste nga ku dilnin dhe krerët e ardhshëm të PPSH-së.

Në fillim të viteve ’90-të, Elezi u afrua në paradhomën e Ramiz Alisë ku zëvendësoi Miti Tonën e “tmerrshëm” si shef i propagandës së KQPPSH-së.

Ishte kjo kohë kur Ramiz Alia vendosi që të ketë një lloj zbutjeje në propagandë dhe kur Sali Berisha nisi të kishte faqet e hapura në mediat komuniste.

Nga Zëri i Popullit u caktua një gazetar, Musa Ulqini, sot politikan që të takohej me kardiologun e njohur për të vijuar bashkëpunimin në ZP.

Ndërkaq, Berisha afërsinë më të madhe e kishte me gazetën Bashkimi, ku ishte emëruar drejtues Qemal Sakajeva me origjinë nga Kosova. Jo rastësisht ky enturazh do të ishte edhe lobimi kryesor i sistemit të ri demokratik.

Ka gjasa të ketë qenë pikërisht Mehmet Elezi që i ka sugjeruar Ramiz Alisë, dërgimin e Sali Berishës tek studentët më 8 dhjetor, siç nuk ishte rastësi prezenca e gazetarit tjetër tropojan, Besnik Mustafaj në këto lëvizje.

Pas ngritjes së Berishës, Elezi u largua nga PPSH-ja dhe nga një filozof i socializmit u kthye në një spin-doktor i Sali Berishës që predikonte konservatorizmin e ri nacionalist. Shkruante në gazetat e viteve ’90-të për kombin e bashkimin me Kosovën, duke krijuar kështu gjasat që publiku të mendonte se kur këshilltari kryesor i Sali Berishës mendonte kështu, ata ishin qëndrimet e “Doktorit”. Pasi punoi si këshilltar i Berishës për një kohë të gjatë kur ishte President, Elezi u emërua ambasador në Zvicër ku ka shumë shqiptarë, si dhe në Këshillin e Europës më vonë. Ai ka shkruar disa libra në publicistikë ku bie në sy “Nuk isha student i Dhjetorit”, ku synoi të rinovonte biografinë e Berishës dhe për këtë u sulmua shumë nga Mustafa Nano.

Elezi ka shkruar 9 romane dhe 6 libra me poezi, si dhe 7 libra publicistikë, por që nuk kanë rënë shumë në sy.

 

Lisien Bashkurti

Tropojan me origjinë por i lindur dhe rritur në Shkodër, Lisenko që më pas e zbuti emrin në Lisien, pra nga rus në perëndimo, është diplomuar për muzikant në degën e violinës, por që e ushtroi kurrë.

Ngjiti shkallët në rininë komuniste deri sa u bë Sekretar i parë i BRPSH-së në Shkodër.

Aty Bashkurti u kthye në një “makinë” “nismash revolucionare” për të rënë në syrin e partisë, duke mos lënë shkollë e ndërmarrje shkodrane ku nuk ideoi një nismë nga ato të llojit “Si është rinia sot do të jetë atdheu nesër”.

Ata që kanë punuar me Bashkurtin në Shkodër thonë se i ka “terrorizuar” bashkëpunëtorët për të prodhuar ide e materiale të gjata, të cilat ai i redaktonte dhe i dërgonte në Komitet Qendror si nisma e ide të tij.

Ramiz Alisë i bie në sy, aq më shumë se e kishte dhe nga ana e tij, pasi përfaqësonte Shkodrën, një qytet që ziente nga revolta, por edhe si i përshtatshëm për të rinovuar kupolën komuniste.

Ndaj në fund të viteve ’80-të Alia bën rrogadën në krye të BRPSSH-së duke zëvendësuar një tropojan me një tropojan, Elezin me Bashkurtin.

Në vitin1990, Bashkurti thirret nga Ramiz Alia të negocojë me studentët. Kreu komunist i kërkon të jetë në krah të tij, por Lisieni nuk e mbështet; zgjedh tropojanin tjetër(edhe Ramiz Alia ishte me origjinë nga Tropoja), Sali Berishën.

Pak vite më vonë, Berisha-president, e emëron Bashkurtin ambasador në Hungari, për të vijuar më pas me të njëjtën detyrë edhe në Gjermani.

Megjithatë, ndryshe nga Elezi, Bashkurti gjatë mandatit të dytë të Berishës largohet nga ky i fundit duke u afirmuar si analist kritik ndaj tij dhe elaboron ide nacionaliste që më pas u puqën me Kreshnik Spahiun në Aleancën Kuqezi, por që ishte i pari që u përplas me Spahiun kur ky i fundit nuk pranoi të bëjë koalicion me PS-në.

Që të dy pra, u endën në sferat diplomatike e akademike.

Nuk dihet nëse ky distancim i tyre nga jeta aktive politike, ishte një zgjedhje e menduar hollë nga ata, apo një rrugëtim i natyrshëm në bazë të rastësive dhe kontekstit të ri politik. Gjykuar nga starti, duhej të ishin në PS. Gjykuar nga trubalizmi, origjina i bëri të jenë afër Berishës. Dhe ky i fundit, me ç’mund të lexohet pas kaq vitesh, është kujdesur që në post-komunizëm, bashkëkrahinorët e tyre komunistë, ish-krerë të asaj poartie ku dhe ai vetë militoi për më shumë se dy dekada, të kishin një jetë e karrierë të qetë, pa paguar asgjë nga e shkuara e tyre në rini. /tesheshi.com