Pas heqjes dorë nga politika, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kalon fundjavat në shoqërinë e afërmve të tij, pjesë të cilat i ndan edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Pas lirimit nga gjykata përkohësisht nga akuzave e Prokurorisë shqiptare te klanit të Gështenjave për përfshirje në dosjen “Habilaj”, Tahiri është shfaqur më aktiv në rrjetet e tij sociale.
Një fotografi ndërsa Tahiri ishte në kafene me djalin e tij, Drinin.
Ata ishin gjithë kohës të përfshirë njëri me tjetrin dhe po aq të përqendruar në tavolinën e tyre ishin edhe tre truprojat që qëndronin në një tavolinë tjetër…
Të ulur në një kafene në zonën e Komunës së Parisit, atje ku ka edhe shtëpinë, Saimir nuk është ndalur asnjë moment së përkëdheluri të birin…
Pas publikimit të fotos me djalin e tij Drinin një ditë më parë, ish-ministri publikon foto duke u kujdesur për koshere bletësh nën dixhiturën “Me bletët punëtore e me njerëz punëtorë” dhë në një foto tjetër Tahiri e ka shoqëruar më një dixhiturë pikante “Një thumb larg”.
(Postimi Saimir Tahirit në Instagram)