Partia Demokratike ka marrë më në fund edhe zyrtarisht në publik drejtimin e protestës kundër ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.
Pas shumë përpjekjeve për të qëndruar në prapaskenë, duke u marrë kryesisht me organizimin dhe financimin e protestës përmes deputetëve të saj, PD mori sot hapur, me një konferencë shtypi të Albana Vokshit, autorësinë e gjithë protestës.
Tanimë protestës që dikur u nis si një protest kundër teatrit të ri kombëtar nga artistët, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse deputetët e PD, ndërsa artistët dhe aktorët e kanë braktisur me kohë, sapo kuptuan kush qëndronte pas organizatorëve të saj.
Në një deklaratë për mediat, para teatrit Kombëtar, Albana Vokshi u ka bërë thirrje të gjithë deputeteve të PD por edhe të PS, për të firmosur peticionin për t’i kërkuar Presidentit Ilir Meta që të ktheje ligjin për Teatrin.
“Ardhja e dy deputeteve të PD për të firmosur këtë peticion, tregon se PD është seriozisht e angazhuar për të ndalur këtë akt kriminal, duke përdorur çdo formë.
Ramës nuk i intereson as arti as kultura, çdo gjë ka të bëjë më kullëzim dhe asgjë lidhur me teatrin.
Ne si PD i bëjmë thirrje Presidentit Meta që të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues që grabit shqiptarët dhe pasuron Ramën dhe sekserin e tij Veliajn, për tu pasuar më tej me lëkët e krimit dhe drogës. Kapja e 3.4 milion eurove, me garant, Ballën e vërteton këtë.
Unë këtu jam për t’u bërë thirrje edhe deputeteve të tjerë të vijnë dhe ta firmosin me dëshirën e tyre, por u bëj thirrje edhe deputeteve të PS.
Rama do të ngrejë kulla për të pastruar paratë e drogës”, u shpreh ajo.