TIA organizoi një ceremoni të vogël me rastin e fillimit të operimit të destinacionit të ri nga qyteti i Izraelit drejt Tiranës.
Linja e re është programuar të operojë çdo të martë dhe të premte deri në fund të shtatorit, që do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.
“Ky lajm na gëzon shumë. TIA i mbështet këto destinacione financiarisht me qëllimin për të
zhvilluar turizmin dhe për ta ngritur në një shkallë më lart, imazhin e Shqipërisë,” u shpreh Dr. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.
TIA premton se stafi i saj është i përgatitur më së miri për të përballuar fluksin e pasagjerëve gjatë verës, si dhe për të ofruar standardet më të larta të mundshme të shërbimit dhe komoditetit të tyre.