Kurrë mos u tallni me gatimet e zonjës së shtëpisë… Në Indi të paktën vështirë se do ndodhë më një gjë e tillë, pas historisë së fundit në media, që ka për protagoniste një nuse të re 23-vjeçare.
Vajza dhe familja e saj do të festonin shtëpinë e re dhe më këtë rast kishin ftuar shumë të afërm e miq. Mirëpo gjatë darkës, të ftuarit janë tallur me gatimet e nuses së shtëpisë dhe kjo e fundit nuk ka vonuar të hakmerret, duke i helmuar ata me një lloj pesticidi që ka hedhur në ushqim.
Bilanci është tragjik, 5 të vdekur dhe 88 të helmuar që janë shtruar në spital për kurim. E reja rrezikon dënimin me vdekje për krimin e kryer.ipas Daily Mail, vajza kishte tentuar të helmonte edhe bashkëshortin, vjehrrën, kunatat, pasi edhe këta nuk kishin vlerësuar gatimet e saj, por nuk ia kishte arritur qëllimit. 23-vjeçarja Pradnya Survase nga fshati Mahad ka thënë për policinë se e ndjente veten shpesh të ofenduar dhe viktimë e dhunës psikologjike.