Është jashtë kufijve të normales, ku politikanët kërkojnë të bëjnë politkë me të vdekurin, me gjoja pretekstin se po hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë shoferi i ministrit Xhafaj, Shkëlzen Qordja.
Në pikëllim të thellë, pas pretendimeve të disa deputetë të opozitës, familja e të ndjerit është detyruar të bëj një status në këtë ditë zie e tragjedie për ta, e në vend që të gjejnë ngushëllim për ngjarjen, politika fabrikon lajme që e rëndon trishtimin e tyre./Ekskluzive.al
Ja mesazhi i familjes Qordja për politikanët shpirtzinjë që po e teprojnë:
“Eshte e pabesueshme per ne qe ne kushtet e nje tragjedie familjare qe nuk i urohet as hasmit, te na duhet te perballojme edhe shqelmat e politikes, mbi trupin pa jete te djalit dhe vellait tone, qe e kemi ne mes te shtepise!
Kur s’ka fjale dhe ngushellim per ne sot, detyrohemi nga keto shqelma egersirash, te gjejme fjale per te bere deklarata publike si familje! Por fatkeqesisht, nuk kemi asnje rruge tjeter, pervecse t’i drejtohemi publikisht politikaneve, qe te na lene te qajme njeriun tone.
Te mos shkelin mbi cdo ligj e zakon, duke bere ate qe as gjakesi i kanunit nuk e ka bere kurre per viktimen e tij. U lutemi mos e rendoni djalin e vellain tone me fantazi dhe fabrikime per qellimet tuaja.
Per shpirtin e zi, qe ju shtyn ne te tilla akte cnjerezore, nuk eshte fajtor i shtrenjti yne dhe zija jone del e tepron per supet e familjes sone te thjeshte.
Prinderit dhe vellezerit e te ndjerit Shkelzen Qordja”