Zvicra ka gjysmën e skuadrës shqiptare. Janë Behrami, Xhemaili, Shaqiri e Xhaka, nga më të dalluarit, të cilët po i japin guxim përfaqësueses zvicerane për të qenë në lartësinë e kërkuar dhe deri tani një skuadër me dinjitet që që premton shumë. Shqiptarët pra kanë peshë në këtë skuadër.
Së fundmi mësohet se kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Stefan Lihtshteiner nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e 1/8 të Kupës së Botës që zviceranët do të luajnë ndaj Suedisë. Mbrojtësi që sezonin e ardhshëm do të luajë me Arsenal është i skualifikuar (ka marrë dy të verdha në takimet në grupe), ndaj shiritin e kapitenit në këtë sfidë do ta mbajë shqiptari, Valon Behrami.
Kjo është konfirmuar nga mediat zvicerane, që shprehen se mesfushori do të jetë kapiteni i kombëtares zvicerane në këtë sfidë. “Është një nder që me jepet mundësia të mbaj shiritin e kapitenit në një Kupë Bote, një shtysë për të dhënë edhe më shumë në fushë. Jam krenar që mbaj të veshur këtë fanellë”, u shpreh Valon Behrami.
Zvicra do të përballet me Suedinë me 3 korrik në stadiumin “Saint Petersburg” nga ora 16:00. Behrami është i vetmi deri tani nga lojtarët shqiptarë në këtë Botëror që nuk ka shënuar ende, por ndoshta ndaj Suedisë mund të jetë rasti i tij. /Pamfleti Sport