Teksa kanceri është përhapur si grip dhe sëmundjet e brendshme janë shtuar, siguria ushqimore ka mbërritur në pikën, ku çdo kush flet për të, por asnjë autoritet… nuk bënë asgjë! Përveç disa debateve publike të ngitur nga qytetarët e alarmuar, artikujt në formën e denoncimeve të botuara më parë në media, për cilësinë e ushqimeve që konsumojmë, fshihen “në drejtim të paditur”, ndërsa botuesi disa ditë më pas, e mbush faqen me reklama nga kompanitë.
Pra të gjithë këta botues, që duhet të mbrojnë interesat e opinionit publik, janë të shqetësuar të mbushin më parë xhepat e tyre, ndërkohë që barku i konsumatorëve mbushet me lëndë të rrezikshme për shëndetin, apo trajtohet si budallenj, duke i’a shitur “sapunin për djath”.
Skandalet me qumshtin pluhur, janë botuar kohë më parë nga prestigjozja shqiptarja.com, e cila me anë të një dokumenti publikoi një artikull ku tregonte fare mirë, se AKU kishte vendosur një gjobë të majme kompanisë “LUFRA” Shpk, pasi produktet e saj të qumështit ishin me qumësht pluhur. Pas botimit të artikullit e gjetur në mediat e tjera, por publikuar nga shqiptarja.com me titull:
SKANDAL/ Kompania e njohur shqiptare përdorte qumësht pluhur në vend të atij të vërtetë
Gazeta e hoqi lajmin, por nuk e përgënjeshtroi kurrë atë, ndërsa kompania reagoi duke thënë vetëm, se është i pavërtetë. Ndoshta, sot që artikulli nuk gjendet asgjëkundi, të gjithë e mbajmë mend mirë atë!
Ndërsa, një tjetër lajm bombë, u botua kohë më parë për të njëjtën kompani dhe atë konkurrente me titull:
SKANDALI / “LUFRA” DHE “ERZENI”, PRODUKTE ME “BENZOAT” 4 HERË MBI NORMËN E LEJUAR:
Dy kompanitë “Lufra” dhe “Erzeni” që prodhojnë produkte ushqimore me bazë qumështin përdorin “Benzoat” 4 herë mbi normën e lejuar duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve.
Sipas një denoncimi nga “ GazetaTelegraf”, këto dy firma, deklarojnë se qumështin e sigurojnë dhe e përdorin 100% natyral nga lopët e delet, por këtë nuk e besojnë as vetë lopët, madje as delet! Nuk mund të akuzojmë drejtorin e riskut në AKU, se duke qenë mësues fizkulture nuk ka haber nga punët e kontrollit të qumështit (apo për fakte të tjera që thonë gojët e liga), mbasi siç dihet ai ka në varësi edhe ndonjë specialist të fushës.
Dy kompantë prodhojnë produkte qumështi duke përdorur një reagent të quajtur “Benzoat”, që nëse hidhet mbi normën e lejuar quhet jo vetëm abuzim në cilësi, por edhe risk me rrezik për jetën e konsumatorit.
Disa denoncime janë bërë publike nga vetë qytetarët, ndërsa lajmet në mediat shqiptare se produktet e qumështit, prodhohen me qumësht pluhur, pas publikimit janë fshirë, jo sepse kanë qenë të rreme, sepse asnjëherë nuk është provuar e kundërta. Ja çfarë shkruan gazeta Dita:
Situata e frikshme në tregun tonë të ushqimeve: Pse rasti “Lufra” zbuloi vetëm një pjesë të së vërtetës
Ndërkohë, jo më larg se dy ditë më parë mediat njoftuan se në fabrikën e qumështit Lufra, një nga markat më të përhapura në treg seksioni kundër krimit ekonomik e financiar gjeti përzierës të padeklaruar. Pra kosi që shitet si i gatitur nga qumësht lope produkt natyral nuk është i tillë.
Ekspertë të fushës të konsultuar nga DITA thonë se situata me bulmetet që konsumojmë përditë është më e rëndë se kaq dhe jo vetëm tek Lufra. Rasti i kësaj marke që me gjasa është një “goditje nën brez” konkurentësh, ka zbuluar padashur një pjesë të së vërtetës, por edhe vetë ata që mund të kenë nxitur kontrollin në Lufra, janë njësoj. Ose më keq.
Ushqimet e pakontrolluara, janë një ndër shkaqet e shtimit të pazakontë gjatë viteve të fundit, të numrit të të prekur nga helmime apo sëmundje të ndryshme të aparatit tretës, deri tek ato tumoriale, ku sipas raporteve, rastet e të prekurve nga këto sëmundje, po shtohen vit pas vitit në Shqipëri. Skandali i helmeve me produktet ushqimore, sidomos në ditët e nxehta të vitit, nuk është një fenomen i ri në vendin tonë, kjo dëshmohet fare mirë nga ngjarjet e ndryshme të kronikave të lajmeve, ku fatkeqësisht dasmat janë kthyer në mort, gëzimet shoqërore apo familjare, janë kthyer në një ditë makthi për të helmuarit nga këto produkte.
Por, rastet më skandaloze janë ato të sëmundjeve të ndryshme tumoriale, si pasojë e kequshqyerit, jo për faj të konsumatorit, por prej produkteve të pakontrolluara apo të prodhuara abuzivisht, jashtë çdo cilësie të nënprodukteve të qumështit, si gjalpi, djathi, kosi, etj! Këto raste janë trajtuar shpesh herë në media, po asnjëherë nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur nga organet kompetente.
Ndërkohë Ministri Panariti denonconte pak kohë më parë këto kompani me artikullin:
SKANDALI/ Qumështi është kancerogjen! Kompanitë shqiptare rrrezikojnë jetën e konsumatorëve shqiptarë
Ndërkohë, që të parandalojmë përhapjen e sëmundjeve të ndryshme, Tellalli.al, po publikon disa foto të ardhura në redaksi pas botimit të lajmit për kompaninë “Erzeni” me titull: SKANDAL/ Nuk është lumi “Erzen” që po “mbyt” qytetarët, por kosi “ERZENI”!, për konkurrentin e drejtpërdrejtë të kësaj kompanie, kompanisë “Lufra”.
Në rast mosreagimi nga autoritetet përkatëse dhe presioneve të vazhdueshme, që vijnë me mesazhe në adresë të redaksisë së Tellalli.al, kompania është zotuar, pasi ka dërguar disa kampionë të këtyre dy kompanive, për t’i bërë analizat privatisht në shtetin fqinj Italinë, me qëllim publikimin e analizave. Për më tepër shihni fotot mëposhtë.
KOSI ERZENI
Problemet e hasura me produktet e kosit dhe qumështit
Problemi i parë dhe më shqetësuesi ka të bëjë me ndotjen antibiotike që ka një pjesë e kosit në Shqipëri. Po çfarë është kjo ndotje? Është një lloj ndotjeje, e cila ul imunitetin e njeriut ndaj sëmundjeve. Imuniteti ulet në rastet kur një person është i sëmurë dhe i duhet të marrë antibiotikë për infeksione të ndryshme. Në këtë moment nëse kosi i ndotur është konsumuar në masë, mundësitë që antibiotiku të bëjë efekt janë shumë të ulëta. Pavarësisht se ky rrezik duket jo serioz, ekspertët ngrenë alarmin, pasi është më shqetësues në rastin kur konsumohet nga fëmijët. “Ndotja antibiotike është e rrezikshme dhe kjo duket në momentin që një individ është i sëmurë nga infeksionet. Në këtë moment medikamentet që ne përdorim, është e vështirë të bëjnë efekt. Por me shqetësuese mbeten rastet, kur ky kos (nëse ka përmbajtje të tillë), konsumohet nga fëmijët, pasi dobëson imunitetin e tyre që në moshë të vogël dhe që ka rrezik ta ruajë këtë dobësi për vite me radhë.
Një tjetër problem, ka të bëjë më faktin se një pjesë e mirë e djathit, kosit dhe nënprodukteve të tjera bëhen me qumësht pluhur. Sipas burimeve, bëhet një përzierje mes qumështit normal dhe qumështit pluhur, në mënyrë që të mos kuptohet nga konsumatorët. Përzierja e qumështit normal me qumështin pluhur, u jep mundësi prodhuesve për uljen e kostos, ndërkohë që është e dëmshme për shëndetin e njeriut dhe në mënyrë direkte mashtrohen si qytetarët, por edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit!
Problemi i tretë që kanë hasur specialistët e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit ka të bëjë me përmbajtjen e niseshtesë, kryesisht në djathë. Janë disa lloje të djathit, për të cilat është bërë dhe verifikimi se ka përmbajtje niseshteje, por analizat do të publikohen në ditën në vazhdim.
Pak kohë më parë, autoritetet në Shqipëri, dyshuan për përmbajtjen mbi normat e lejuara të aflatoksinës në qumësht. Kjo përmbajtje shkaktonte kancer në mushkri, nëse ishte mbi normën e lejuar. Siç duket, moskontrolli për prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij ka çuar deri në abuzumin e prodhuesve të cilët dëshirojnë të fitojnë sa më shumë, pavarësisht se kjo dëmton shëndetin e mijëra qytetarëve.
Është për të ardhur keq, sepse Shqipëria për shkak të gjeografisë dhe klimës është një nga vendet e pakta në botë ku me pak informacion mund të hash mirë dhe shëndetshëm. Ndaj kur bëhet fjalë për familjen, kujdesuni të zgjidhni produkte cilësore, evitoni prodhimet e kompanive që ju sëmurin ju, familjen apo fëmijët tuaj… për të “fryrë” xhepat e tyre!/Tellalli.al