1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Katia Bano: Djali im polic Klenti në varr, vrasësi sot i lirë në Angli. Ia ekzekutoi në 2020 banda Aldo Bares

Katia Bano: Djali im polic Klenti në varr, vrasësi sot i lirë në Angli. Ia ekzekutoi në 2020 banda Aldo Bares

Ky është Maksim Çela në ish Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë gjatë procesit gjyqësor, kur u përball me akuza për vrasje dhe akte terroriste si pjesë e grupit të strukturuar kriminal udhëhequr prej Aldo Bares.Mbërritja ilegalisht në Angli e Maksim Çelës anëtarit të bandës famëkeqe të Lushnjës, ka ri sjelle pas 25 vitesh, dimensionin brutal të vrasjes të oficerit të policisë Klenti Bano.

Gazeta ‘The Sun’ e cila zbuloi futjen në Angli me pasaportë false nga Spanja të Maksim Çelës në 2023, e më pas të kërkonte azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, ka mundur të intervistojë nënën e Klenti Banos.

Katia Bano: Djali im polic Klenti në varr, vrasësi sot i lirë

Për herë të parë pas vrasjes të djalit më 14 Prill 2000 në qytetin e Lushnjës, organizuar prej Enver Dondollakut, Maksim Çelës dhe Dritan Vilës, nëna e Klenti Banos, ish mësuesja e matematikës, Katia Bano ka thyer heshtjen.

Në rrëfimin e saj të parë për The Sun te cilit i referohet Top Channel, 77-vjeçarja Bano shprehet se “vrasja e djalit Klenti Bano ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit”.

E pyetur për mbërritjen në Angli të vrasësit të djalit të saj ajo ka bërë këtë pohim për ‘The Sun’.

“Jam e habitur sesi Maksim Çela arriti të hyjë në Britaninë e Madhe dhe që vrasësi i djalit tim është i lirë tani atje. Ai e meritonte burgun e përjetshëm për vrasjen e një njeriu të pafajshëm që po i shërbente shtetit dhe nuk e kuptoj pse tolerohet në Britani. Me të vërtetë më shqetëson kur e di se ai ka një jetë të re atje dhe djali im prehet në varrin e tij”, shprehet 77-vjeçarja.

Sipas The Sun do të jetë një gjykatë emigracioni në Londër e cila më 31 Mars do të shqyrtojë kërkesën për azil të Masksim Çelës i cili pas vuajtjes së dënimin në Shqipëri shkoi në Britaninë e Madhe.